Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Londër, rekord i ri emigrantësh me gomone

Lapsi.al 2 January 2023
Londër, rekord i ri emigrantësh me gomone

Më shumë se 45,000 migrantë kaluan në vitin 2022 ilegalisht nga Franca Kanalin e La Manshit për në Britaninë e Madhe. Për këtë shkak qeveria britanike do të ashpërsojë rregullat.

Duke cituar shifra nga Ministria e Brendshme e Britanisë së Madhe, agjencia britanike e lajmeve PA njoftoi se numri i personave që kaluan me varka dhe gomone Kanalin e La Manshit në vitin 2022 ishte pothuajse 46,000 vetë. Kjo shifër do të thotë rreth 17,000 vetë më shumë se një vit më parë dhe përbën një rekord si kurrë më parë.

Qeveria konservatore në Londër po përpiqet t’i frenojë emigrantët ilegalë me një politikë të ashpër dëbimi. Qeveria britanike do që njerëzit që kanë hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe të dërgohen me avionë në Ruandë, pavarësisht nga kombësia apo origjina e tyre, dhe aty t’u jepet mundësia për të aplikuar për azil. Megjithatë edhe nëse atyre do t’u njihet atje statusi i refugjatit, për ata nuk do të ketë në asnjë mënyrë apo për asnjë rrethanë mundësi për t’u kthyer në Britaninë e Madhe.

OKB: Londra po shkel detyrimet e saj ndërkombëtare

Gjykata e Lartë e Londrës e shpalli së fundmi këtë procedurë dëbimi si parimisht të ligjshme. Megjithatë ende deri tani nuk ka pasur ndonjë fluturim avionësh me emigrantë të dëbuar për në Ruandë. Përpjekja e parë dështoi në verë për shkak të rezistencës të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Edhe Organizata e OKB-së për refugjatët UNHCR e akuzon Londrën për shkelje të detyrimeve të saj ndërkombëtare. Megjithatë kryeministri Rishi Sunak njoftoi pak para Krishtlindjeve se në vitin 2023 do të ashpërsojë më tej legjislacionin për azilin. Ky ashpërsim synon t’u bllokojë mundësinë për një procedurë të suksesshme azilinjerëzve që hyjnë në Britaninë e Madhe ilegalisht dhe duke anashkaluar autoritetet kufitare./dw/

Të këshilluara

Ndërron jetë Papa Benedict XVI

Ka ndërruar jetë ish- Papa Benedict XVI. BBC raporton se ish-papa Benedikti XVI ka ndërruar jetë në rezidencën e tij në Vatikan, në moshën 95-vjeçare, pothuajse...

10:54

Rusia nuk ndalet, 85 raketa drejt Ukrainës

Rusia ka lëshuar gjithsej 85 raketa dhe 35 sulme ajrore mbi Ukrainë në 24 orët e fundit. Kjo shifër u raportua nga forcat e armatosura të ukrainase, e cila dekl...

17:34

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI