Flash

Jeremy Renner, në gjendje të rëndë shëndetësore

Lapsi.al 2 January 2023
Jeremy Renner, në gjendje të rëndë shëndetësore

Jeremy Renner është "në gjendje kritike, por të qëndrueshme" për shkak të lëndimeve që mori, ndërkohë që po pastronte borën. Lajmi u konfirmua ngapërfaqësuesi i tij të dielën për People. “Familja e tij është me të dhe ai po merr një kujdes të shkëlqyer”.

Renner është më i njohur për luajtjen e Hawkeye në Universin Kinematik të Marvel, duke filluar me Thor (2011) dhe The Avengers (2012). Së fundmi ai luajti personazhin në serialin Disney+ Hawkeye. Ai u nominua për një çmim Oscar për shfaqjet e tij në The Hurt Locker (2008) dhe The Town (2010). Gjithashtu është shfaqur në Mission: Impossible – Ghost Protocol (2011), American Hustle (2013) dhe Mission: Impossible — Rogue Nation (2015).

Renner dhe ish-gruaja e tij Sonni Pacheco janë prindër të vajzës Ava Berlin, 9 vjeç. Dyshja u divorcua vetëm 10 muaj pas martesës, ku në fillim u tha se çifti u nda për mospërputhje karakteri. Në mars 2022, Renner ndau një nderim të përzemërt për vajzën e tij për ditëlindjen e nëntë. Aktori postoi një foto në Instagram ku shihet duke mbajtur Avan stë porsalindur. "Ndërsa more frymën tënde të PARË, duke më shtrënguar fort gishtmenjëherë kuptova direktivën time në jetë si baba. Ne do të mbajmë duart ndërsa marr frymën time të fundit”, ka shkruar Renner postimin. "Gëzuar ditëlindjen #proudpapa numër një."/Lapsi.al

Të këshilluara

Ndarjet më të bujshme të vitit

Teksa jemi një ditë para vitit të ri, është koha që të kthehemi në retrospektivë në vitin që po lemë pas. Gjatë vitit 2022 kanë ndodhur shumë ngjarje edhe në...

16:31

Si Andrew Tate parashikoi arrestimin e tij

Arrestimi i Andrew Tate në Rumani po komentohet shumë në rrjet, ku së fundmi po publikohen edhe disa intervista të tij ku ai parashikonte se një gjë e tillë do ...

16:49

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI