Flash

Investimet e huaja në prona kalojnë kufirin e një miliard eurove

Lapsi.al 2 January 2023
Investimet e huaja në prona kalojnë kufirin e një miliard eurove

Investimet e huaja në sektorin e pasurive të paluajtshme në Shqipëri kanë kaluar pragun e një miliard eurove. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se stoku i këtyre investimeve është rritur me ritme të shpejta në vitet e fundit. Në fund të muajit shtator, vlerësohej se totali i investimeve të individëve apo subjekteve të huaja në tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri arriti në 1 miliardë e 35 milionë euro, në rritje me 43% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Që prej vitit 2015, stoku i investimeve të huaja në pasuri të paluajtshme pothuajse është dhjetëfishuar. Tashmë, investimet në sektorin e pasurive të paluajtshme përbëjnë 9.5% të totalit të investimeve të huaja në vend, pesha më e lartë e regjistruar ndonjëherë. Flukset e reja të investimeve të huaja në pasuri të paluajtshme për 9-mujorin 2022 arritën vlerën e 225 milionë eurove, në rritje me 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas agjentëve të tregut, kërkesa e shtetasve të huaj ose jorezidentë në Shqipëri ka luajtur një rol të rëndësishëm në ciklin e rritjes së çmimeve të pasurive të paluajtshme gjatë viteve të fundit. Sipas vrojtimeve të Bankës së Shqipërisë, rreth 1/3 blerësve nga jashtë Shqipërisë raportohen si rezidentë në Bashkimin Europian.

Agjencitë e pasurive të paluajtshme këtë vit raportojnë transaksione të shumta të blerjes nga shtetasit e huaj. Sipas tyre, në këto transaksione kryesisht mbizotërojnë çekët dhe polakët në jug dhe Durrës, gjermanët dhe hollandezët në Vlorë dhe Durrës, italianët gjithashtu në Vlorë dhe Durrës dhe nordikët, sidomos suedezë dhe finlandezë në Sarandë dhe Shëngjin.

Nëse emigrantët kanë qenë gjithmonë një faktor me ndikim të konsiderueshëm në tregun e pasurive të paluajtshme, vitet e fundit është vërejtur një rritje e shtetasve të huaj që zgjedhin të blejnë prona në Shqipëri, sidomos në zonat bregdetare.

Për shkak të pozicionit të Shqipërisë, klimës, sistemit të favorshëm të taksimit në krahasim me vendet ku jetojnë, gjithnjë e më shumë shtetas të huaj po vendosin të investojnë në një pronë në Shqipëri.

Faktor tjetër për t’u marrë në konsideratë janë edhe çmimet mjaft konkurruese të pronave në bregdetin shqiptar krahasuar me vendet e tjera të Rajonit, si Mali i Zi apo Kroacia.

Rritja e fortë e çmimeve të pronave në vitet e fundit i ka bërë pasuritë e paluajtshme edhe një alternativë më tërheqëse investimi.

Kjo e ka rritur numrin e blerësve që kanë blerë prona jo për nevoja banimi apo shfrytëzimi familjar, por për qëllime investimi. Sipas agjencive, në këtë kategori përfshihen edhe një numër në rritje i investitorëve të huaj.

Një fenomen tjetër, sipas agjentëve, është edhe rikthimi i shqiptarëve. Shumë prej tyre i kishin shitur pronat në Shqipëri në momentin kur kanë emigruar jashtë vendit, për shkak të nevojës për para në fillim të emigrimit.

Por, pasi janë stabilizuar në vendet ku kanë emigruar, shumë prej tyre po vendosin të blejnë një apartament të dytë edhe në Shqipëri me kursimet e grumbulluara.

Të këshilluara

Plagoset i riu në Shkodër, autori në kërkim

Një i ri është plagosur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Postribë të Shkodrës. Ai është qëlluar me armë në këmbë. Burimet thanë se është dërguar në s...

15:24

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI