Flash

Ardit Çuni reagon pas finales së “DWTS”

Lapsi.al 2 January 2023
Ardit Çuni reagon pas finales së “DWTS”

Ardit Çuni  ka reaguar pas finales së 'Dancing With The Stars' ku triumfoi blogerja Sara Hoxha.

Në një shkrim në Instastory Ardit fillimisht ka falenderuar fansat dhe publikun që  e ka mbështetur. Gjithashtu ai ka falenderuar publikisht dy anëtarët e jurisë, Dalina Buzi dhe Armand Peza.

“Jam i lumtur dhe krenar sepse punova fort, sepse derdha djersë për 4 muaj për të dhënë shpirtin dhe për të treguar që puna mbizotëron mbi gjithçka. Faleminderit nga zemra publikut që çdo javë me komente, me mesazhe ka treguar që më do dhe më mbështet. Që sinqeriteti në ekran duhet dhe vlerësohet akoma. Dalina faleminderit që me komentet e tua shpeshherë më bëje me krah e shpeshherë më jepje motivim për të qenë më i mirë! Mandi gjithmonë suportues dhe që në javën e parë pe tek unë pretendin për të fituar çmimin e madh. Për pjesën tjetër zgjedh të hesht… është më mirë kështu! Mendoj që në këtë botë kaq të egër, secili e mban vetë përgjegjësinë e veprimeve, por ka dhe nga ato raste që siç thotë populli që “turpin e hanë me bukë”, shkroi artisti. /Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2023/01/02/sara-hoxha-shpallet-fituese-e-dancing-with-the-stars/

Të këshilluara

Ndarjet më të bujshme të vitit

Teksa jemi një ditë para vitit të ri, është koha që të kthehemi në retrospektivë në vitin që po lemë pas. Gjatë vitit 2022 kanë ndodhur shumë ngjarje edhe në...

16:31

Si Andrew Tate parashikoi arrestimin e tij

Arrestimi i Andrew Tate në Rumani po komentohet shumë në rrjet, ku së fundmi po publikohen edhe disa intervista të tij ku ai parashikonte se një gjë e tillë do ...

16:49

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI