Flash

Zjarri në tregun e Durrësit/ Flakët u ndezën nga persona të pastrehë

Lapsi.al 1 January 2023
Zjarri në tregun e Durrësit/ Flakët u ndezën nga persona

Zjarr i madh tek tregu industrial në Durrës, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në këtë ditë të parë të ndërrimit të viteve teksa 10 dyqane janë shkrumbuar nga flakët.

Për shkak të zjarrit janë djegur disa dyqane duke shkaktuar dëme të shumta materiale, teksa e gjithë zona ka qenë e mbuluar nga tymi i dendur.

Ka qenë ndërhyrja e shpejtë dhe mjaft efektive e zjarrfikësve që ka vënë flakët nën kontroll, pasi rrezikonin të përhapeshin edhe në banesat aty pranë. Në operacionin për shuarjen e flakëve kanë marrë pjesë zjarrfikësit e Durrësit dhe ata të portit.

Dyshohet se zjarri ka ardhur për shkak se disa persona ende të paidentifikuar endacakë kanë ndezur një zjarr jashtë murit rrethues për tu ngrohur, zjarr i cili është shpërndarë brenda tregut.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI