Flash

Urimet e politikës për Vitin e Ri/ Rama: Qoftë 2023 kohë për paqe

Lapsi.al 31 December 2022
Urimet e politikës për Vitin e Ri/ Rama: Qoftë 2023 kohë

Urimit për vitin e ri 2023 i janë bashkuar disa figura politike nga mazhoranca dhe opozita. Presidenti Bajram Begaj uroi një vit që ka kryefjalë dashurinë dhe jo luftën me njëri tjetrin, ndërsa përballë sfidave globale kërkoi mos-rënien në pesimizëm. Një thirrje pati edhe për politikën, që në këtë vit zgjedhor, të shmangin gjuhën e urrejtjes dhe mëritë politike.

Kryeministri i vendit Edi Rama ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri 2023 me një video-mesazh. Ai e nisi videon me një kërkim ndjese për momentet që mund të ketë gabuar, e ndërsa thekson se ai ka bërë aq sa ka mundur për t’iu gjendur pranë qytetarëve. Rama zgjodhi vargje nga Ekleziastët, duke thënë se shpreson se 2023 të jetë viti i paqes, me shumë dashuri e buzëqeshje.

Edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla uroi të gjithë shqiptarët kudo ndodhen një vit sa më të mbarë. Ajo theksoi se “Ditët dhe vitet më të bukura i kemi përpara”.

Më herët, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar gjithë shqiptarët për vitin e ri 2023. Në mesazhin e tij ai risjell në vëmendje zhvillimet jo vetëm në PD gjatë 2022, por në të gjithë Shqipërinë. Kryedemokrati nuk ka lënë pas akuzat ndaj kryeministrit Rama. Ai ka përmendur edhe paketën 80 milion euro për shtresat më të prekura. Sipas Berishës kjo nuk është gjë tjetër veçse një pilulë elektorale.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI