Flash

Fshehu plagosjen me armë zjarri, arrestohet 35-vjeçari dhe dy shokët e tij

Lapsi.al 31 December 2022
Fshehu plagosjen me armë zjarri, arrestohet 35-vjeçari dhe dy

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi ka shkuar për mjekim në spital pasi ishte plagosur me armë zjarri. Ai u mundua bashkë me shokët e tij të fshihnin ngjarjen. Gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor, shtetasi Fatmir Murati ka deklaruar se ishte dëmtuar me një hekur. Kjo pasi ishte rrëzuar nga motori, në vendin e quajtur “Harqet” në Elbasan.

Në prangat e policisë është vënë Murati, dhe dy shokë të tjerë, Shkelzen Hoxha dhe Mariglen Gostima. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Moskallëzimi krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI