Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Putin akuzon Perëndimin për “agresion dhe hipokrizi"

Lapsi.al 31 December 2022
Putin akuzon Perëndimin për “agresion dhe hipokrizi"

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shfrytëzuar adresimin e tij para kombit për Vitin e Ri, për të akuzuar shtetet perëndimore për agresion dhe se po tentojnë të përdorin konfliktin në Ukrainë për të minuar Moskën. Putin bëri këtë video-adresim – që u transmetua në televizionin shtetëror – nga selia e ushtrisë, ku pas tij shiheshin ushtarët.

“Ishte një vit i vështirë, me vendime të nevojshme, por më e rëndësishmja me ndërmarrjen e hapave për të fituar sovranitetin e plotë të Rusisë dhe për të konsoliduar fuqishëm shoqërinë tonë”, tha ai.

Putin përsëriti se Moska nuk kishte zgjidhje tjetër përpos që të dërgonte trupat ushtarake në Ukrainë, pasi sipas tij, u kërcënua siguria e Rusisë.

“Perëndimi gënjeu lidhur me paqen, por po përgatitej për agresion dhe sot e ka pranuar këtë hapur, nuk i vjen më turp. Dhe ata, në mënyrë cinike, po përdorin Ukrainën dhe popullin e saj për të dobësuar dhe për të ndarë Rusinë”, tha Putin.

“Ne asnjëherë nuk kemi lejuar askënd dhe nuk do të lejojmë askënd që të arrijë diçka të tillë”.

Kremlini ka heshtur çdo kritikë për veprimet e tij në Ukrainë, ka mbyllur mediat e pavarura dhe e ka bërë vepër penale përhapjen e çdo informacioni për luftën që është i ndryshëm nga qëndrimi zyrtar. Rusia e quan pushtimin e saj të paprovokuar të Ukrainës – që nisi më 24 shkurt – “operacion të posaçëm ushtarak”.

Rusia ka justifikuar luftën duke thënë se Ukraina ka përndjekur rusisht-folësit në rajonin lindor ukrainas të Donbasit, i cili, që nga viti 2014 ka qenë pjesërisht i kontrolluar nga separatistët e mbështetur nga Rusia. Ukraina dhe Perëndimi kanë thënë se këto akuza janë të pavërteta.

“Për vite, elitat perëndimore në mënyrë hipokrite na siguruan të gjithë ne se kishin qëllime paqësore, përfshirë edhe për zgjidhjen e konfliktit më të vështirë, në Donbas”, tha Putin.

“Këtë vit, shpallën luftën e vërtetë të sanksioneve ndaj nesh”, shtoi Putin.

Shtetet perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra kundër Rusisë dhe shumë kompani të huaja janë tërhequr nga Rusia, që kur Moska dërgoi trupat në Ukrainë në fund të shkurtit./ REL

Të këshilluara

Ndërron jetë Papa Benedict XVI

Ka ndërruar jetë ish- Papa Benedict XVI. BBC raporton se ish-papa Benedikti XVI ka ndërruar jetë në rezidencën e tij në Vatikan, në moshën 95-vjeçare, pothuajse...

10:54

Rusia nuk ndalet, 85 raketa drejt Ukrainës

Rusia ka lëshuar gjithsej 85 raketa dhe 35 sulme ajrore mbi Ukrainë në 24 orët e fundit. Kjo shifër u raportua nga forcat e armatosura të ukrainase, e cila dekl...

17:34

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI