Flash

Berisha uron shqiptarët për Vitin e Ri: 2023 do të jetë viti i Revolucionit Demokratik

Lapsi.al 31 December 2022
Berisha uron shqiptarët për Vitin e Ri: 2023 do të jetë viti

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka uruar shqiptarët për festën e Vitit të Ri. Ai ka postuar një video në rrjetin e tij social Facebook duke ngritur dolli për gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

Berisha nuk mund të kalonte pa përmendur as kryeministrin Rama duke shprehur se është fshehur. Sipas kryedemokratit, ai ka tre ditë që ka deklaruar se do të shpërndajë pas vitit të ri 80 milionë euro por në të vërtetë ky është një premtim elektoral.

"Edi Rama sot është më i izoluar se kurrë. Ai kudo që shkon pritet me ‘Rama ik’, ndërmer dhe në prag festash akte çnjerëzore. Nxjerr familje, burra, gra, të moshuar, fëmijë nga banesat e tyre vetëm e vetëm që kto akte t’i mbulojë me atmosferën e festës, por këto le t’ia lejmë vitit 2022 dhe të angazhohemi e zotohemi ne, se viti 2023 do të jetë viti i Revolucionit Demokratik, viti i shpëtimit të Shqipërisë.

Ndaj dhe unë dua të ngre këtë dolli për të gjithë ju kudo që ndodheni sot. Gëzime, shëndet, shpresë dhe suksese në realizimin e aspiratave dhe ëndërrave tona Gëzuar! Një shëndet ta ngrejmë sot për Shqipërinë e cila sot ka nevojë më shumë se kurrë për dashurinë dhe besimin tonë. Zoti e bekoftë Shqipërinë, Flamurin e saj, bijtë dhe bijat e saj kudo që ndodhen sot! Gëzuar!", thuhet ndër të tjera në postim.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI