Flash

Zyrtare/ Ronaldo shkon në Arabinë Saudite për 200 milionë euro në vit

Lapsi.al 30 December 2022
Zyrtare/ Ronaldo shkon në Arabinë Saudite për 200 milionë

Cristiano Ronaldo i është bashkuar Al Nassr, skuadrës së Arabisë Saudite me një marrëveshje që zgjat deri në vitin qershor 2025. Kapiteni i Portugalisë ishte një futbollist i lirë pasi u largua nga Manchester United. Shkak u bë një intervistë në të cilën ai kritikoi klubin.

Ronaldo thuhet se do të marrë pagën më të madhe në historinë e futbollit me më shumë se 200 milionë euro në vit. 37-vjeçari thotë se është "i etur për të përjetuar një ligë të re futbolli në një vend tjetër". Al Nassr është 9 herë kampion i Ligës Pro Saudite. Klubi tha se Ronaldo do të "frymëzojë ligën, kombin dhe brezat e ardhshëm, djemtë dhe vajzat që të jenë versioni më i mirë i vetes".

Në verë, Ronaldo hodhi poshtë një marrëveshje prej 400 milionë eurosh për t'u bashkuar me një ekip tjetër saudit, Al Hilal sepse në atë kohë ai tha se ishte i lumtur me United.

Në nëntor, sulmuesi foli në një intervistë me Piers Morgan për TalkTV, ku tha se ndihej i "tradhtuar" nga United. Ai shtoi se nuk e respektonte menaxherin Erik ten Hag dhe se po detyrohej të largohej nga klubi.

Ronaldo, i cili shënoi 145 gola në 346 paraqitje për United, u largua nga Juventusi për t'u ribashkuar me klubin Old Trafford në gusht 2021, 11 vjet pasi u largua për t'iu bashkuar Real Madridit.

Atij i kishin mbetur pak më shumë se 7 muaj në kontratë, por largimi i tij i menjëhershëm u "ra dakord reciprokisht". Ronaldo u kthye në fushë për Portugalinë në Kupën e Botës në Katar. Aty ai bëri historinë duke u bërë njeriu i parë që shënoi në 5 Kupa të Botës. ©LAPSI.al

https://twitter.com/AlNassrFC/status/1608933062288769024?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1608933062288769024%7Ctwgr%5Ecbd26c0d3e893e01b357b9a7be173478214eed27%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportmediaset.mediaset.it%2Fmercato%2Fcalcioestero%2Fcristiano-ronaldo-al-nassr_59215894-202202k.shtml

Të këshilluara

Tërmeti godet Greqinë

Një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter ka rënë në Kretë, sipas matjeve të Institutit Gjeodinamik. Epiqendra e tërmetit ishte 40 km, në veri-verilindje t...

19:51

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI