Flash

"Zhduket" reperi Kanye West

Lapsi.al 30 December 2022
"Zhduket" reperi Kanye West

Pas polemikave të ndryshme në të cilat është përfshirë gjatë javëve të fundit, Kanye West nuk gjendet askund. Ose të paktën ai nuk po i paraqitet ish-menaxherit të tij të biznesit, Thomas St. John, i cili është përpjekur t'i shërbejë me dokumente ligjore.

St. John tha në një seancë gjyqësore se ai nuk ka arritur ta gjejë reperin prej javësh. Ai po e padit atë për shkelje të kontratës. Biznesmeni pretendon se Kanye kishte rënë dakord t'i paguante atij , por duke qenë se të dy patën një takim "agresiv", West pushoi së paguari.

"St. John kishte nevojë për një garanci që West nuk do të braktiste papritur marrëdhënien e biznesit, plus kostot financiare dhe rreziqet që lidhen me angazhimin ndaj tij si klient. Por zoti St pranoi një marrëveshje për 18 muaj“, thuhet në padi, e cila nuk mund t'i dorëzohej ish-bashkëshortit të Kim Kardashian.

Kjo padi është një problem më shumë financiar me të cilin përballet Kanye. Prej muajsh  biznesi dhe të ardhurat e tij kanë rënë në mënyrë dramatike pasi publikoi komente antisemite dhe agresive. Probleme të tjera që ai ka janë ndihma e fëmijëve që duhet t'i paguajë Kardashian pas divorcit të tyre, përveç problemeve që ka në financimin e disa riparimeve në shtëpinë e tij në Malibu.Pasuria e Kanye West është zvogëluar nga 6.6 miliardë dollarë në rreth 400 milionë dollarë pas ndërprerjes me kompanitë si; GAP dhe Adidas./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/12/27/kim-kardashian-bashkeprinderimi-me-kanye-i-veshtire/

Të këshilluara

Ndahet nga jeta stilistja Vivienne Westwood

Stilistja e njohur, Vivienne Westwood ka ndërruar jetë në moshën 81 vjecare. Shtëpia e njohur e modës Westwood njoftoi  lajmin në Instagram duke shkruar se W...

09:47

Për çfarë debatuam Amos dhe Gerta Gixhari?

Këtë herë protagonistët e sherrit në “Big Brother Vip Albania” kanë qenë Olta Gixhari dhe Amos Zaharia. Aktorët që deri më tani u duk se po i mbanin krahun n...

15:09

'Glass Onion', filmi më i shikuar në Netflix

Netflix ka zbuluar së fundmi se 'Glass Onion' është filmi i parë në botë pas debutimit të premten. Në tre ditët e para në platformë, ai grumbulloi 82.1 milionë ...

10:06

Bora Zemani i rrëfen të gjitha

Bora Zemani ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në programin “Wake Up”. Ajo ka folur për jetën e saj personale si dhe atë profesionale. Teksa u ndal tek Donaldi, ...

16:21

Olta Gixhari thyen rregullat e Big Brother

Në “shtëpizën” e Ronaldo Sharkës dhe Zhaklina Gjollës për një javë, tashmë ndodhet Olta Gixhari dhe Armaldo. Ishte pikërisht Zhaku si e preferuara e publikut a...

15:09

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI