Flash

Zbardhet mashtrimi për tenderat e fotove të SHÇBA-së, ‘oficeri’ rezulton pjesë e grupit të kokainës të Juxhin Kullës

Lapsi.al 30 December 2022
Zbardhet mashtrimi për tenderat e fotove të SHÇBA-së,

Klajdi Avramushi është vënë në pranga pasi është zbuluar në një nga përgjimet e një dosjeje për tregtinë e kokainës në Korçë. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se Avramushi, në një nga bisedat, prezantohej si oficer pranë SHÇBA-së (Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat) komunikon me një qytetar të identifikuar si Aleks Deli, pronarin e një studio fotografike “ICON”, të cilit i premton fitimin e një tenderi, që do zhvillohej në Shërbimin e Çështjeve dhe Kontrollit të Brendshëm në Korçë.

Sipas bisedave të përgjuara, qëllimi i tenderit ishte për larje fotografie të personave të arrestuar dhe Avramushi prezantohej tek Deli, si punonjës i SHÇBA-së (Oficer), duke i premtuar atij, se do ndërhynte për lidhjen e kontratës. Nga përgjimet e kryera zbuluan se Klajdi Avramushi, jo vetëm që nuk ishte punonjës i SHÇBA-së, por prokurorët kuptuan se njeriu që po hetonin për mashtrim, ishte pjesë e një zinxhiri të madh shpërndarësish të kokainës në Korçë.

Klajdi Avramushi, mbante kontakte të vazhdueshme me Juxhin Kullën, një lider i grupit që tregtonte kokainën dhe merrte prej tij porositë e shpërndarjes së drogës në lagjet e Korçës. Nisur nga kjo situatë, prokuroria po përgjonte dhe hetonte Avramushin në dy linja të ndryshme, atë të tregtisë së drogës dhe mashtrimit.

Përmes veprimeve hetimore dhe kallëzimit të mëvonshëm që pronari i studios fotografike “Icon” bëri në polici, rezultoi se Avramushi i kishte marrë paradhënie një shumë prej 1.5 milion lekë të vjetra. Aleks Deli, ka filluar t’i kërkojë llogari për paratë, të cilat i kishte dhënë Klajdi Avramushit dhe për faktin se pse nuk po nënshkruhej kontrata.

Por Klajdi i nxirrte justifikime, duke shtyrë pritjen dita-ditës. Gjatë marrjes në pyetje, Deli ka treguar në polici se babai i tij, ka qenë në takim me babain e Klajdi Avramushit, duke mësuar prej tij se janë disa persona të cilët i janë ankuar për Klajdin, të cilët i ka mashtruar në të njëjtën mënyrë.

“…në mëngjes në orën 10:00 jemi te puna, në qoftë nuk i shikon të tëra faturat, në qoftë se nuk e lexon kontratën dhe me kushtet që janë atje nuk firmos, nuk të pëlqejnë, unë të kthej lekët mbrapsht...,”- i thotë Klajdi Avramushi Aleks Delit, sipas përgjimeve të zbardhura.

Pas disa minuta, sërish i pandehuri Avramushi komunikon me Deli, duke i pohuar këtij të fundit "…hymë për tender dhe morëm paralajmërim për përjashtim, ke parë ti kështu o…".

Të dyja këto biseda, thotë prokuroria e Korçës, kanë pasur si qëllim të mashtrojnë Deliun, me qëllim moskthimin e shumës financiare. Kjo pasi në ditët kur është zhvilluar kjo bisedë, nuk ka pasur asnjë procedurë tenderuese nga ana e SHÇBA-së./Ora News

Të këshilluara

Aksident në Shkodër, 2 të plagosur

Një aksident masiv ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër. Mësohet se 4 makina janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin Koplik-Hanit Hotit. Nga aksidenti kanë m...

18:36

Covid-19/ 30 raste të reja në vend

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 30 raste të reja me koronavirus nga 470 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën ...

17:22

30 raste të reja me Covid në Shqipëri

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 470 testime, 30 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 13 të shëruar në 24 orët e fundit 30 Dhjetor 2022 – Mi...

17:12

Si do të jetë moti për ndërrimin e viteve

Jemi në mes të stinës së dimrit, por moti është i ngrohtë dhe ka gjithë karakteristikat e pranverës. “Vala e të ftohtit që ka goditur Amerikën e Veriut dhe L...

16:59

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI