Flash

Vuçiç ironizon: Kurti ëndërron të jetë Enver Hoxha, prandaj nuk e duron dot Ramën

Lapsi.al 30 December 2022
Vuçiç ironizon: Kurti ëndërron të jetë Enver

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë sot se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është vazhdimësi e ideologjisë së Enver Hoxhës, Nazi Xhafer Devës dhe Lidhjes së Prizrenit.

“Të gjitha planet dhe programet e tyre bazohen në Lidhjen e parë të Prizrenit nga viti 1889, Lidhjen e dytë të Prizrenit nga viti 1943, kur u themelua lëvizja Balli Kombëtar, pastaj Lidhja e tretë e Prizrenit që u themelua në Nju Jork dhe që shkaktoi është ideologjia e tyre dhe Xhafer Devës, një burrë nga Mitrovica i cili ishte i pari që iu bashkua forcave pushtuese naziste", tha Vuçiç.

Ai shpjegoi se Deva ishte ministër i Punëve të Brendshme të Shqipërisë gjatë administratës naziste.

“Sot Albin Kurti po i rinovon një shtëpi në pjesën jugore të Mitrovicës, është çështje e lidhjes me një kriminel nazist të dënuar me vendim të formës së prerë. Burri që persekutoi jo vetëm serbët, por edhe hebrenjtë dhe të gjithë të tjerët. I madhi Xhafer Deva", tha me ironi Vuçiç.

Ai theksoi se ky është ideologu i tyre, si dhe ish-presidenti komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha.

"Kurti ëndërron të jetë Enver Hoxha, prandaj nuk e duron dot (Edi) Ramën. Vetëm nëse mund të jetë një përzierje e Enver Hoxhës dhe nëse mundet pak Zelensky. Prandaj marrëzitë që 'Vuçiç është Putini i vogël' janë gënjeshtra. Ne nuk jemi të interesuar për të gjitha këto, ne jemi të interesuar vetëm që ai ta lërë popullin serb rehat", tha Vuçiç.

Të këshilluara

Covid-19/ 30 raste të reja në vend

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 30 raste të reja me koronavirus nga 470 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën ...

17:22

30 raste të reja me Covid në Shqipëri

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 470 testime, 30 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 13 të shëruar në 24 orët e fundit 30 Dhjetor 2022 – Mi...

17:12

Si do të jetë moti për ndërrimin e viteve

Jemi në mes të stinës së dimrit, por moti është i ngrohtë dhe ka gjithë karakteristikat e pranverës. “Vala e të ftohtit që ka goditur Amerikën e Veriut dhe L...

16:59

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI