Flash

Vuçiç: Askush nuk u frikësua nga shqiptarët, Rama miku im

Lapsi.al 30 December 2022
Vuçiç: Askush nuk u frikësua nga shqiptarët, Rama miku

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka dhënë një intervistë të gjatë për Tv PRVA në Beograd ku fokusi kryesor ishte situata në Kosovë para dhe pas zgjidhjes së çështjes së barrikadave. Vuçiç nuk i kurseu dozat e kënaqësisë për atë që ishte arritur. Sipas tij askush nuk u tremb nga shqiptarët dhe se ata nuk e kontrollojnë më veriun.

"Ne kemi luftuar për të shpëtuar popullin tonë në Kosovë dhe Metohi. Nuk ka filluar dje. Është përgatitur me vite dhe me vite dikush nënvlerëson gjendjen e shpirtit serb në Kosovë dhe Metohi. Nuk mund ta fitoni popullin. Edhe sonte po luajnë dhe mendojnë se unë nuk e di këtë. Qëllimisht i provokojnë njerëzit. Kanë ngritur dy pika ROSU. Nuk e kuptojnë se nuk kanë forcë në veri. Askush nuk u frikësua nga shqiptarët”, - tha Vuçiç.

Më pas ai u pyet për deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi Rama që ironizoi me ndërkombëtarët që i konsideruan barrikadat si mjet të luftës politike. Vuçiç thotë se e ka mik Ramën, ndaj i drejton atij një pyetje.

“Edi Rama thotë se është cinizëm që barrikadat u shpallën mjet legjitim i luftës politike. Ai është miku im, por më lejoni t'ju pyes Edi: “Si u bë qëllim legjitim i luftës politike vrasja e policëve maqedonas? Më pas ata hynë në qeveri. Po serbët në Mal të Zi nuk kanë të drejtë të hanë bukë. Njerëzit nuk janë budallenj. Mos e nënvlerësoni popullin serb", - tha Vuçiç.

Ndërsa Albin Kurtin e quajti pasardhës të Enver Hoxhës. Me krenari foli edhe për dëbimin e topave në kufirin me Kosovën.

“A e dini se çfarë bëjnë 6 topa obusë. Na duheshin vetëm 30 minuta për të zbrazur të gjithë bazën e tyre. Dhe ne nuk kishim 6, por 18 topa. Nuk e kam ditur më herët për barrikadat. Këtë ua kam thënë në sy. Puna ime është të jem me njerëzit e mi” - tha ai.

“Në vendin tonë 89% iu përgjigjën thirrjes. Serbët kurrë nuk kanë qenë më të motivuar. Kurrë nuk kanë qenë kaq shumë njerëz të mirë të gatshëm të luftojnë për Serbinë. 90% e xhandarmërisë ishte gati në një mbrëmje. 98% e serbëve nga veriu i Kosovës i mbështetën barrikadat. Njerëzit ishin të ngopur. Ne kemi ruajtur paqen, tani për tani. Ne do ta ruajmë atë në të ardhmen", theksoi Vuçiç.

"Nuk hezitoj të them të vërtetën. Kjo i shqetëson të gjithë, sepse kemi luajtur me saktësi shahu, por kemi luajtur fort. Do të luajmë gjithmonë fort. Ata i plotësuan të gjitha kërkesat tona. Ato që ishin realiste, ata i përmbushën. Në fund të fundit është se serbët nuk mund të toleronin më shtypjen. Nuk e përjashtoj mundësinë që në mesin e serbëve të kishte dikush armë. Ka pasur luftëtarë të lirisë në barrikada” – ka thënë Vuçiç. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tërmeti godet Greqinë

Një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter ka rënë në Kretë, sipas matjeve të Institutit Gjeodinamik. Epiqendra e tërmetit ishte 40 km, në veri-verilindje t...

19:51

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI