Flash

Vrasje e Edmond Papës, një grup hetuesish shqiptarë në Athinë

Lapsi.al 30 December 2022
Vrasje e Edmond Papës, një grup hetuesish shqiptarë në

Për të identifikuar autorët që vranë Edmond Papën dy javë më parë në zonën e Selitës në Tiranë, një grup hetuesish iu drejtuan Greqisë për të bashkëpunuar me autoritetet në vendin fqinj, me dyshimin se autori apo porositësi fshihet atje.

Burime pranë grupit hetimor, bëjnë me dije se oficerët e kriminalistikës të cilët prej tre ditësh ndodhen në Greqi, kanë kërkuar nga homologët të dhëna për hetimet që ata po kryejnë për vrasjen e dy shtetasve shqiptar, dy ditë pas vrasjes së Papës. Kjo për faktin se dy vrasjet dyshohen të jenë porositur nga e njëjta dorë, për prishjen e pazareve të drogës.

Në vendin fqinj u ekzekutuan dy shqiptarët Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Ogranaja, që shkak dyshohet zhdukja e një ngarkese prej 700 kg kanabis.

Grupi hetimor ka dyshimet se vrasjet e tyre kanë lidhje me njëra-tjetrën, pasi Papa, Çerçizaj dhe Ogranaja kanë pasur lidhje miqësore më herët.

Pjesë të këtij hetimi është edhe vrasja e Aleksandër Sadikajt, makina e të cilit u hodh me tritol në qershor të këtij viti në Tiranë. Edhe kjo ngjarje vijon të jetë ende e pazbardhur nga policia. Të treja këto krime, për grupin hetimor dyshohet se shkak janë bërë prishja e pazareve të drogës, mes Shqipërisë e Greqisë./abc

Të këshilluara

Tërmeti godet Greqinë

Një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter ka rënë në Kretë, sipas matjeve të Institutit Gjeodinamik. Epiqendra e tërmetit ishte 40 km, në veri-verilindje t...

19:51

Aksident në Shkodër, 2 të plagosur

Një aksident masiv ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër. Mësohet se 4 makina janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin Koplik-Hanit Hotit. Nga aksidenti kanë m...

18:36

Covid-19/ 30 raste të reja në vend

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 30 raste të reja me koronavirus nga 470 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën ...

17:22

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI