Flash

VIDEO/ Dy persona dhe i vënë flakën 3 automjeteve në Vlorë

Lapsi.al 30 December 2022
VIDEO/ Dy persona dhe i vënë flakën 3 automjeteve në

Tre makinave në pronësi të biznesmenit Zamir Kormuzi iu është vënë flaka në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 në rrugën Transballkanike. Bëhet fjalë për dy furgona dhe një Fiat Punto.

Nga pamjet e siguruara vihet re se ngjarja ka qenë e qëllimshme. Dy persona që mbajnë bidona me benzinë në duar, shkojnë në drejtim të automjeteve dhe i vënë flakën makinave. Menjëherë dy personat shihen duke u larguar me shpejtësi.

[video width="480" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/12/WhatsApp-Video-2022-12-30-at-9.45.59-AM-1.mp4"][/video]

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 02:00, në lagjen “24 Maji”, ka rënë zjarr dhe janë djegur tre automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve D. S, Z. K dhe Y. I. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

[video width="848" height="400" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/12/WhatsApp-Video-2022-12-30-at-9.48.50-AM-1-1.mp4"][/video]

Biznesmeni dyshon për zjarrvënie për shkak të konkurrencës.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Prej disa ditësh i gjithë vendi ynë ndodhet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Edhe këtë të premte do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash t...

07:53

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI