Flash

Peleshi jehonë premtimit të shefit të tij: Në 2023 Shqipëria do ketë satelitët e saj

Lapsi.al 30 December 2022
Peleshi jehonë premtimit të shefit të tij: Në 2023

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi  se nga janari i vitit 2023 do nisin punën dy satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”.

“Ne në FA kemi shtuar disa domeine të reja. S’kemi pasur domeinin e hapësirës. Por, sot kemi një shërbim ende modest por të rëndësishëm. Shërbimin satelitor përmes dy satelitëve “Albania 1” e “Albania 2″ që nga janari i vitit që vjen do nisin të na furnizojnë me informacione imazherie shumë të rëndësishme për emergjencat civile e rikonjicione”. Kështu u shpreh Peleshi, duke folur për objektivat që Ministria e Mbrojtjes ka për vitin 2023.

Deklaratën ministri e bëri gjatë një bashkëbisedimi online me të gjithë përfaqësuesit e Shqipërisë në misione jashtë vendit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI