Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Kremlini paraqet kushtet për paqe me Ukrainën

Lapsi.al 30 December 2022
Kremlini paraqet kushtet për paqe me Ukrainën

Kremlini vë si kusht për paqe me Ukrainën që kjo të njohë aneksimin nga Rusia të katër rajoneve në lindje dhe në jug të vendit. Kremlini paraqiti përfytyrimet e tij për të arritur një paqe të mundshme me Ukrainën. Sipas këndvështrimit të Kremlinit një plan i mundshëm paqeje për Ukrainën duhet të njohë aneksimin nga Rusia të katër rajoneve në lindje dhe në jug të vendit.

“Nuk mund të ketë asnjë plan paqeje për Ukrainën, i cili nuk merr parasysh realitetet e sotme në territorin rus,” citoi agjencia ruse e lajmeve Interfax zëdhënësin e Kremlinit, Dmitri Peskov. Peskov reagoi ndaj planit prej dhjetë hapash të presidentit ukrainas Selenski, kërkesat thelbësore të të cilit janë tërheqja e trupave ruse dhe pagimi i reparacioneve për dëmet e luftës agresore ruse ndaj Ukrainës.

Danilov: Realitetet e Federatës Ruse janë: turpi, disfata dhe kolapsi i saj”Danilov: Realitetet e Federatës Ruse janë: turpi, disfata dhe kolapsi i saj”Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Oleksij Danilov, i hodhi poshtë menjëherë kërkesat e zëdhënësit të Kremlinit. Nuk ka asnjë realitet në të cilin ‘territore të reja janë pjesë e Federatës Ruse’, shkroi Danilov në Twitter. “Realitetet e Federatës Ruse janë: turpi, disfata dhe kolapsi i saj”.

Ukraina kërkon më shumë mbështetje nga Perëndimi

Ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Oleksi Makeiev, ripërsëriti ndërkohë kërkesat e vendit të tij për mbështetje të mëtejshme në luftën kundër Rusisë. “Paqja nuk bie nga qielli. Për të duhet luftuar. Dhe ne ukrainasit e bëjmë këtë në emër të të gjithë evropianëve,” tha Makeiev për gazetat e grupit mediatik gjerman Funke. Ukrainasit duan “më shumë guxim dhe vendosmëri nga aleatët dhe partnerët tanë”.

Banorë të Kievit të strehuar në një stacion metroje Banorë të Kievit të strehuar në një stacion metroje

Si synime për vitin 2023 Makeiev përmendi “çlirimin e plotë të vendit nga pushtuesit rusë, rivendosjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, kthimin e bashkatdhetarëve në shtëpi, rindërtimin e vendit dhe përparimin e mëtejshëm në integrimin në BE dhe NATO”.

Ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Oleksi MakeievAmbasadori i Ukrainës në Gjermani, Oleksi Makeiev

Ambasadori përsëriti gjithashtu thirrjen për furnizime të mëtejshme me armë. Nisur prej sulmeve me raketa ruse ndaj infrastrukturës civile dhe goditjet me artileri të qyteteve të Ukrainës, kjo ndihmë “duhet të intensifikohet dhe forcohet në muajt e ardhshëm, në mënyrë që në Ukrainë të mund të shpëtojnë jetën edhe më shumë civilë”, tha Makeiev. Ukraina ka gjithashtu  nevojë për ndihma për të riparuar infrastrukturën e shkatërruar dhe për të rindërtuar vendin, tha ambasadori i Ukrainës në Gjermani./DW

Të këshilluara

Meloni parashikon të vizitojë Kievin

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka thënë se nuk ka shenja se Rusia dëshiron paqen në Ukrainë, duke kërkuar mbështetjen e vazhdueshme ndërkombëtare për Kie...

18:15

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI