Flash

Kate Hudson: Nuk e kam marrë famën nga prindërit

Lapsi.al 30 December 2022
Kate Hudson: Nuk e kam marrë famën nga prindërit

Kate Hudson beson se ka të bëjë më shumë me etikën e punës se kush janë prindërit e dikujt.

Aktorja e Glass Onion u pyet nga The Independent në lidhje me diskursin rreth nepotizmit dhe një kopertinë të kohëve të fundit të New York Magazine që eksploronte temën që e përfshinte atë.

Hudson tha  ajo ka vënë re nepotizëm në shumë industri, jo vetëm në Hollywood."Gjëja e nepotizmit, dua të them ... nuk më intereson shumë. Unë i shikoj fëmijët e mi dhe ne jemi një familje tregimtare. Është padyshim në gjakun tonë," u shpreh aktorja për gazetën. "Njerëzit mund ta quajnë atë si të duan, por kjo nuk do ta ndryshojë."

Bashkëthemeluesi i Fabletics vazhdoi, "Unë në fakt mendoj se ka industri të tjera ku është më e zakonshme. Ndoshta modeling? Unë e shoh atë në  biznes më shumë sesa në Hollywood. Ndonjëherë kam qenë në takime biznesi ku kam pyetur veten, 'Prisni, fëmija i kujt është ky?' Ky person nuk di asgjë!" “Nuk më intereson se nga vini apo cila është marrëdhënia juaj me biznesin nëse punoni shumë nuk ka rëndësi”, shtoi ajo.

Hudson, e cila fitoi një nominim për Oscar për "Almost Famous " e viteve 2000 është vajza e  Goldie Hawn dhe aktorit/muzikantit Bill Hudson, megjithëse ajo nuk komunikon me babain e saj dhe është rritur nga partneri prej kohësh i Hawn aktori Kurt Russell. Vëllai i saj Oliver Hudson është gjithashtu një aktor (Scream Queens, The Cleaning Lady), siç është Wyatt Russell (Falcon and the Winter Soldier), djali i Hawn dhe Kurt.

Kate ka tre fëmijë me tre muzikantë: vajzën Rani Rose, 4 vjeç, me të fejuarin Danny Fujikawa; djali Bingham "Bing", 11 vjeç, me ish të fejuarin Matt Bellamy; dhe djalin Ryder, 19 vjeç muajin tjetër, me ish-bashkëshortin Chris Robinson.

 

Të këshilluara

Kim Kardashian: Dua të martohem sërish

Kim Kardashian është ende e hapur për të pasur më shumë fëmijë dhe për t'u rimartuar një ditë. E ftuar në podkastin e Goop, Kardashian i tha prezantueses Gwy...

12:54

Steven Tyler akuzohet për sulm se*sual

Steven Tyler është akuzuar për sulm se*sual,  dhe shkaktim të qëllimshëm të shqetësimit emocional të një të miture në një padi të re. Paditësja, Julia Holcom...

11:10

"Zhduket" reperi Kanye West

Pas polemikave të ndryshme në të cilat është përfshirë gjatë javëve të fundit, Kanye West nuk gjendet askund. Ose të paktën ai nuk po i paraqitet ish-menaxherit...

10:37

Ndahet nga jeta stilistja Vivienne Westwood

Stilistja e njohur, Vivienne Westwood ka ndërruar jetë në moshën 81 vjecare. Shtëpia e njohur e modës Westwood njoftoi  lajmin në Instagram duke shkruar se W...

09:47

Për çfarë debatuam Amos dhe Gerta Gixhari?

Këtë herë protagonistët e sherrit në “Big Brother Vip Albania” kanë qenë Olta Gixhari dhe Amos Zaharia. Aktorët që deri më tani u duk se po i mbanin krahun n...

15:09

'Glass Onion', filmi më i shikuar në Netflix

Netflix ka zbuluar së fundmi se 'Glass Onion' është filmi i parë në botë pas debutimit të premten. Në tre ditët e para në platformë, ai grumbulloi 82.1 milionë ...

10:06

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI