Flash

Pse "tradhtia" e Agron Çelës mund t'i kushtojë opozitës bashkinë e Shkodrës

Lapsi.al 30 December 2022
Pse "tradhtia" e Agron Çelës mund t'i kushtojë

Një foto në portale dhe kaq u desh që Partia e Lirisë të humbë në pak sekonda 25% të forcës së saj parlamentare. Ikja e deputetit të Shkodrës Agron Çela drejt Partisë Socialiste ka qenë pa paralajmërim, një vendim i beftë por i vendosur, siç i ka hije një politikani që vjen nga fusha e biznesit.

Por ndërsa LSI kap minimumin historik me vetëm 3 deputetë, socialistët nisën menjëherë llogaritë e votave për kandidatin e tyre në Shkodër në 14 Maj.

Benet Beci nuk u shfaq rastësisht në foton që lajmëroi blerjet e reja të PS-së me Elisa Spiropalin, me deputetin Agron Çela dhe ish-kreun e Partisë së Lirisë në Shkodër, Edmond Ndoun.

Si kandidat i PS për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci tashmë llogarit edhe mbështetjen që do t'i japë Agron Çela. A mund ta bëjë ai diferencën për të përmbysur rezultatin që i dha fitoren Bardh Spahisë?

Nëse llogarisim votat që u morën në datën 7 Mars, rezulton se:

• Bardh Spahia i Shtëpisë së Lirisë mori 20 mijë e 125 vota

• Majlinda Angoni e Partisë Socialiste mori 18 mijë e 176 vota

Diferenca e votave mes PS dhe kandidatit të Shtëpisë së Lirisë ishte 1 mijë e 949 vota.

Sa është fuqia elektorale e Agron Çelës?

Deputeti i LSI-së, në zgjedhjet e 25 Prillit të vitit 2021 mori i vetëm 2656 vota preferenciale.

Pra influenca e tij në Shkodër duket të jetë e konsiderueshme dhe e tejkalon ndjeshëm nevojën e socialistëve për të fituar Bashkinë e Shkodrës.

Por për të marrë Bashkinë e Shkodrës, socialistët kanë nevojë që kushtet të jenë të njëjta me 7 Marsin. I domosdoshëm në këtë ekuacion është kandidati që e përçan akomë më shumë të djathtën dhe ai i takon Enkelejd Alibeajt.

Në zgjedhjet e pjesshme të 7 Marsit, Lulzim Basha futi në garë Xhemal Bushatin, që mori jo pak, por 7 mijë e 739 vota për PD e Lulzim Bashës.

Prandaj me largimin e deputetit të Ilir Metës dhe me një PD të paaftë për t’u bashkuar, socialistët sot fërkojnë duart dhe ndjehen më afër se kurrë Shkodrës, një bastion i të djathtës që nuk e marrin dot prej 32 vitesh pluralizëm./Lapsi.al

Të këshilluara

Lamtumirë "Magjistari i Topit" Pele

Pas Diego Maradonës largohet një tjetër legjendë. Futbolli loton për mbretin e tij: O Rey Pele. Lojtari i vetëm që ka fituar tre kampionate botërore do ta shohë...

20:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI