Flash

I vuri flakën dyqanit dhe tentoi t’i digjte edhe “Toyota-n”, shpallet në kërkim 39-vjeçari në Vlorë

Lapsi.al 30 December 2022
I vuri flakën dyqanit dhe tentoi t’i digjte edhe

Një 39 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës pasi dyshohet se i vuri zjarrin një dyqani në pronësi të Faraudin Veizaj dhe më pas tentoi t’i digjte dhe automjetin. Në kërkim është shpallur shtetasi Qerim Mara.

Ky shtetas dyshohet se në orët e para të mëngjesit i ka vënë zjarrin një dyqani shumice me mallra industrialë që ndodhet në lagjen “Hajro Çakërri”. Dyqani është në pronësi të Faraudin Veizaj, 65 vjeç, në të cilin janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia bën me dije se gjithashtu ai ka tentuar të djegë dhe një automjet të tipit “Toyota” në pronësi të këtij shtetasi që ndodhej pranë banesës së tij në lagjen “Uji i Ftohtë”. Ende nuk dihet arsyet pas veprimit të 39 vjeçarit të shpallur në kërkim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, pas veprime të shpejta hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, të shtetasit Q. M., 39 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë.

Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit, dyshohet se në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, i ka vënë zjarrin një dyqani shumice me mallra industrialë, në pronësi të shtetasit F. V., 65 vjeç, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Gjithashtu, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në afërsi të baneses të shtetasit F. V., ka tentuar të djegë edhe automjeti e markës “Toyota”, po në pronësi të këtij shtetasi. Vijon puna puna për kapjen e shtetasit Q. M. dhe venien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.”, njofton policia.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Prej disa ditësh i gjithë vendi ynë ndodhet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Edhe këtë të premte do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash t...

07:53

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI