Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Historia prekëse/ I riu hero që shpëtoi 24 persona gjatë stuhisë në Nju Jork

Lapsi.al 30 December 2022
Historia prekëse/ I riu hero që shpëtoi 24 persona gjatë

Një 27-vjeçar u bllokua brenda makinës së tij gjatë stuhisë vdekjeprurëse të Buffalo në Nju Jork javën e kaluar. Por ai arriti shpëtojë jo vetëm veten, por edhe dhjetëra të tjerë. Tashmë janë të shumtë që e konsiderojnë atë një hero.

Jay Withey arriti të hyjë në një shkollë që gjendej aty pranë duke thyer xhamin e një dritareje. Por nuk qëndroi brenda. Ai u kthye sërish jashtë në stuhi për të marrë të tjerë persona që kishin mbetur në të ftohtë. Numërohen të paktën 24 persona që ishin bllokuar në rrugë dhe që ai mundi t’i shpëtojë. Të paktën 39 vdiqën në Buffalo, një nga më të goditurat nga stuhia.

"Ishte hera e vetme në jetën time që mendoja se do të vdisja" - tha zoti Withey në një intervistë në radio lokale. Policia lokale që zbuloi veprimet e të riut kur pa kamerat e sigurisë e quajti heroik aktin e tij. Policia postoi edhe një mesazh në rrjetet sociale në mënyrë që njerëzit ta falënderonin gjestin e bërë. Të premten e 23 dhjetorit, Withey u bllokua në rrugë me kamionin e tij.

“Dëbora u grumbullua përballë kamionit tim. Dëgjoja njerëz që po ngrinin për vdekje në makinat e tyre. Ishte një moment shumë i frikshëm"rrëfeu ai.

I dëshpëruar, ai shkoi në një lagje aty pranë për ndihmë dhe trokiti në dyert e disa shtëpive. Çdo herë iu mohua ndihma për të hyrë brenda. Ai u detyrua të kthehej në makinën e tij. Në një moment tek xhami iu afrua një grua e moshuar që i kërkoi të hynte në makinë. Ata bënë turne së bashku duke ndezur dhe fikur makinën gjatë gjithë natës në mënyrë që të ngoheshin. Megjithatë erdhi një moment që karburanti mbaroi. Ai thirri policinë, por iu tha se nuk kishin mundësi ta ndihmonin.

Në atë moment ai pa shkollën. Theu një dritare klase dhe hyri në lokalin e shkollës ku kishte ushqim dhe ujë. Pas pak ai doli përsëri në të ftohtë duke shpresuar të shpëtonte më shumë njerëz.

“Eca derisa qava. Eca derisa nuk munda më” – tha ai. 24 personat që ai shpëtoi qëndruan në shkollë derisa stuhia u qetësua të nesërmen. Withey tha se ndihej i përulur dhe mirënjohës. Por edhe pak fajtor. Për këta ai la një shënim në shkollë për policinë.

“Më vjen tmerrësisht keq që hyra në shkollë. Më duhej ta bëja për të shpëtuar të gjithë” – shkruan ai në letrën që ka lënë pas. 

A handwritten note from Jay Withey

Policia i ka vlerësuar përpjekjet e tij si heroike. “Vetohimi që njerëzit treguan për të ndihmuar të tjerët gjatë stuhisë është ajo nga e cila është krijuar në të vërtetë Nju Jorku. Ky grup njerëzish të mrekullueshëm u kujdesën për njëri-tjetrin dhe për ndërtesën ku gjetën strehim” – shkroi Departamenti i Policisë në faqen e tij në Facebook. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tërmeti godet Greqinë

Një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter ka rënë në Kretë, sipas matjeve të Institutit Gjeodinamik. Epiqendra e tërmetit ishte 40 km, në veri-verilindje t...

19:51

Aksident në Shkodër, 2 të plagosur

Një aksident masiv ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër. Mësohet se 4 makina janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin Koplik-Hanit Hotit. Nga aksidenti kanë m...

18:36

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI