Flash

Hapen për qarkullim pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak

Lapsi.al 30 December 2022
Hapen për qarkullim pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak

Janë hapur për qarkullim pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, njofton Policia e Kosovës. Automjetet e para, përfshirë mjete të transportit janë parë duke kaluar nga territori i Kosovës në atë të Serbisë si dhe anasjelltas. Hapja e këtyre pikave kufitare pason largimin e barrikadave nga rrugët e pjesës veriore, të cilat u bllokuan nga grupe të serbëve me 10 dhjetor.

“Bazuar në informacionet e deritanishme, është bërë largimi i barrikadave në formën siç ato ishin vendosur dhe pas kësaj është vlerësuar edhe hapja e dy pikë-kalimeve kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat sot (30.12.2022) në orët e pasdites janë hapur për qarkullim”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia thotë se zyrtarët policorë në veri të vendit dhe në këto dy pika kufitare, do të vazhdojnë “me realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në interes të rendit publik dhe kushtetues”.Bllokimi i rrugëve ndodhi pasi më 10 dhjetor institucionet e Kosovës arrestuan ish-policin, Dejan Pantiç.

Pantiç u arrestua nën dyshimet se ka organizuar sulmin ndaj zyrave të Komisionit Qendror Zgjedhor në fillim të muajit dhjetor në Mitrovicë të Veriut si dhe në Zubin Potok. Largimi i barrikadave filloi mesditën e 29 dhjetorit pas paraprakisht gjykata në Kosovë ia zëvendësoi masën e paraburgimit me atë të arrestit shtëpiak ish-policit Pantiç si dhe pasi serbët e Kosovës u takuan me presidentin e Serbisë, Vuçiç, i cili deklaroi se mbështeste largimin e barrikadave nga rrugët./REL

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI