Flash

Elhaida Dani reagon për herë të parë pas komenteve për lidhjen me Ledianin

Lapsi.al 30 December 2022
Elhaida Dani reagon për herë të parë pas komenteve për

Elhaida Dani ka reaguar së fundmi ndaj kritikave për romancën me balerinin e saj të 'Dancing With The Starts", Ledian Agalliaj. Dyshja u përball me shumë reagime pasi Lediani në fillim të spektaklit është parë me një unazë fejese. Mirëpo në një deklaratë përmes rrjetit social,Instagram, Elhaida u shpreh se " nuk ka thyer asnjë kod, qoftë edhe moral".

Mirëpo aq sa puthja e tyre para të gjithëve, bëri bujë të madhe edhe fakti që balerini në fillim në “DWTS” ishte parë me një unazë fejese në gisht. “Si asnjëherë tjetër në karrierën time, përtej bashkëpunimit profesional, ndjeva emocione dhe shkëndija të sinqerta, të cilat nuk i përmbajta dot. Besoj shumë te forca që rrezaton dashuria për të frymëzuar, reflektuar në pozitivitet për t’i bërë njerëzit më të mirë. Kjo shpjegon arsyen pse vendosëm t’i ndajmë me publikun ndjenjat që kemi. Nga reagimet tuaja kuptova që veprimet tona mund të jenë dukur të nxituara . Kanë shkaktuar indinjatë duke konsideruar disa rrethana, të cilat i kemi sqaruar përpara se kjo marrëdhënie të niste. Më besoni që unë nuk kam thyer asnjë kod, qoftë edhe moral. Por, nuk jam unë personi që duhet t’i sqarojë mirë për publikun. E ndjej që mund të kem zhgënjyer disa prej jush (edhe pse pa ditur historinë e vërtetë) dhe për këtë jam mërzitur. E di që dashuria dhe marrëdhëniet mund të jenë komplekse. Në finale, dua gjithsesi të kërkoj ndjesë për çdo shqetësim që mund të kem shkaktuar. Jam e përkushtuar të vazhdoj të punoj fort për të merituar”, shkruajti Elhaida./Lapsi.al

Të këshilluara

Ndahet nga jeta stilistja Vivienne Westwood

Stilistja e njohur, Vivienne Westwood ka ndërruar jetë në moshën 81 vjecare. Shtëpia e njohur e modës Westwood njoftoi  lajmin në Instagram duke shkruar se W...

09:47

Për çfarë debatuam Amos dhe Gerta Gixhari?

Këtë herë protagonistët e sherrit në “Big Brother Vip Albania” kanë qenë Olta Gixhari dhe Amos Zaharia. Aktorët që deri më tani u duk se po i mbanin krahun n...

15:09

'Glass Onion', filmi më i shikuar në Netflix

Netflix ka zbuluar së fundmi se 'Glass Onion' është filmi i parë në botë pas debutimit të premten. Në tre ditët e para në platformë, ai grumbulloi 82.1 milionë ...

10:06

Bora Zemani i rrëfen të gjitha

Bora Zemani ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në programin “Wake Up”. Ajo ka folur për jetën e saj personale si dhe atë profesionale. Teksa u ndal tek Donaldi, ...

16:21

Olta Gixhari thyen rregullat e Big Brother

Në “shtëpizën” e Ronaldo Sharkës dhe Zhaklina Gjollës për një javë, tashmë ndodhet Olta Gixhari dhe Armaldo. Ishte pikërisht Zhaku si e preferuara e publikut a...

15:09

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI