Flash

Alibeaj bën bilancin e 2022: Berisha po mban peng opozitën

Lapsi.al 30 December 2022
Alibeaj bën bilancin e 2022: Berisha po mban peng opozitën

Kreu i Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale në këtë fundvit, shprehet se ishte një vit i vështirë për demokratët. Për Alibeajn, sot opozita mbahet peng nga Sali Berisha dhe Edi Rama. Duke i quajtur vjetërsira politike, Alibeaj shprehet se Berisha dhe Rama njëri-tjetrin në skenën gjysmë të rrëzuar të politikës, me shpresën se pa njërin, as tjetri nuk do e ketë më të gjatë.

Alibeaj shpreson që me ikjen e 2022, PD të mundi atë që Alibeaj e quan regjimin dhe të lënë pas shpifjet dhe mashtrimet.

Postimi:

2022 !

Ky ishte një vit i vështirë për demokratët dhe pa dyshim një nga më të vështirët e tranzicionit të gjatë për shqiptarët.

Në kushtet e një regjimi që ka hedhur rrënjë në çdo hallkë të shtetit, ku drejtësia e ka gjithnjë e më të vështirë të jetë funksionale dhe e drejtpërdrejtë, ku opozita po kalon kohën më të madhe në përçarjet mes vetes dhe halleve personale, qytetarët e thjeshtë e kanë vërtet të vështirë të ringrejnë shpresën për ndryshimin që kërkojmë të gjjthë.

Të mundësh një regjim të instaluar nga hallka më e fundit dhe deri në majën e shtetit është një mision i vështirë, por jo i pamundur. Për ta bërë këtë, së pari, duhet të jemi të vërtetë me veten, me faktet, me atë që ndodh, dhe mbi të gjjtha me alternativën që mund të sjellë ndryshimin.

Të mundësh një regjim të mirëstruktuar patronazhist duhet një organizim i fortë, angazhim i strukturave partiake. Por mbështetja dhe vota e elektoratit të pavendosur, të qytetarëve të zhgënjyer nga banaliteti i politikës së ditës, është kusht i domosdoshëm për opozitën që të vijë në pushtet. Dhe për të bindur këtë kategori, opozita ka nevojë për alternativë dhe figura të pakompromentuara. Për politikanë të papërfshirë në afera korruptive, larg gjuhës së urrejtjes, linçimit. Sepse ky është modeli që shqiptarët kanë parë mjaftueshëm me Edi Ramën.

Të mundësh një regjim, mbi të gjjtha ka nevojë për moral dhe vërtetësi. Jo nga ato përbetimet e zakonshme të atyre që shahen e kërdisën, e më pas përtypin cdo gjë për hir të karriges. Intrigat, kurthet dhe hilet janë mekanizmat në duart e politikës së vjetër, që përpiqet të mbahet në këmbë me metodat komunistë. Me të njëjtat metoda, Edi Rama dhe Sali Bërisha mbajnë sot peng opozitën, e bashkë me të edhe ndryshimin që presin shqiptarët. Dy vjetërsirat e tranzicionit mbajnë njëri-tjetrin në skenën gjysmë të rrëzuar të politikës, me shpresën se pa njërin, as tjetri nuk do e ketë më të gjatë. Lojrat meskine, pazaret dhe marrveshjet, që ndër vite kanë bërë me njëri-tjetrin, i bëjnë të duken lojtarë të fortë, ndonëse të rrënuar nga hija e skandalevë dhe vula e non gratave.

Të mundësh një regjim duhet të largosh bashkë me të edhe të gjithë elementët që e mbajnë në këmbë. Dhe për të arritur këtë qëllim, nuk ka rrugë të mesme, nuk ka kompromise. Balta që prodhon regjimi dhe aleatët e tij, kurthet që ngrejnë dhe bullizmi që prodhojnë janë vetëm një pjesë e përpjekjeve për ta mbajtur në këmbë sistemin që kanë ngritur. Ajo që na bën ne të fortë është vendosmëria për t’u përballur me moral dhe vërtetësi. Me forcë dhe me kurajo. Mbi të gjitha, me dinjitet dhe më virtytin e çdo demokrati që beson se PD është forca e krijuar për të përfaqësuar dinjitetin njerëzor. Me ikjen e 2022, të mundim regjimin dhe të lëmë pas shpifjet dhe mashtrimet

✌️✌️✌️

Të këshilluara

Aksident në Shkodër, 2 të plagosur

Një aksident masiv ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër. Mësohet se 4 makina janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin Koplik-Hanit Hotit. Nga aksidenti kanë m...

18:36

Covid-19/ 30 raste të reja në vend

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 30 raste të reja me koronavirus nga 470 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën ...

17:22

30 raste të reja me Covid në Shqipëri

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 470 testime, 30 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 13 të shëruar në 24 orët e fundit 30 Dhjetor 2022 – Mi...

17:12

Si do të jetë moti për ndërrimin e viteve

Jemi në mes të stinës së dimrit, por moti është i ngrohtë dhe ka gjithë karakteristikat e pranverës. “Vala e të ftohtit që ka goditur Amerikën e Veriut dhe L...

16:59

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI