Flash

58 kg drøgë/ Erisa Fero përdorte dokumentet e punës për të shmangur policinë

Lapsi.al 30 December 2022
58 kg drøgë/ Erisa Fero përdorte dokumentet e punës

28-vjeçarja Erisa Fero e cila u kap duke transportuar rreth 58 kilogramë kanàbis ditën e djeshme u zbulua nga grupi hetimor përmes informacioneve në rrugë operative, por jo vetëm, pasi e reja përdorte edhe dokumentin zyrtar të punës ku punonte, si punonjëse e AKSHI.

U bë me dije se dokumentat zyrtare i përdorte për të kaluar kontrollet e policisë dhe lëvizte me makina zyrtare zakonisht. Sipas raportimeve kur e reja ndalohej nga policia, tregonte dokumentin zyrtar dhe kalonte.

Pas indicieve të para policia nisi hetimet dhe 28-vjeçarja ishte në monitorim dhe vëzhgim nga grupi hetimor deri ditën e djeshme ku u kap në flagrancë duke transportuar 58 kg kanabis. Dyshohet se nuk është hera e parë që 28-vjeçarja kryente transportin e lëndës narkotike.

Çfarë funksioni kishte 28-vjeçarja pranë AKSHI-t?

28-vjeçarja kishte një post jo pak të rëndësishëm te AKSHI. Fero nuk ishte specialiste e thjeshtë, por ishte shefe kompjuterike ose në gjuhën e ekspertëve Head IT.

28-vjeçarja merrej me sektorin që ka akses në databaza të rëndësishme, si databazën e E-Albania, TIMS dhe në disa databaza të tjera si doganat dhe tatimet.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI