Flash

VIDEO/ A po ndan Veliaj ushqime në këmbim të votave?

Lapsi.al 29 December 2022
VIDEO/ A po ndan Veliaj ushqime në këmbim të votave?

Kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi shpërndau një video në rrjetet sociale ku duket një turmë njerëzish të grumbulluar në rrugë. Disa persona duket që shkarkojnë ngarkesën nga kamionët, ndërsa mes qytetarëve qëndrojnë në këmbë disa policë, të veshur me uniformën e bashkisë së Tiranës.  Video më poshtë:

Këlliçi thotë se qytetarët janë grumbulluar për të marrë ndihma ushqimore nga Bashkia e Tiranës, por në këmbim të ushqimeve kërkohen kartat e identitetit. "Hajduti vjedh 364 ditë dhe 1 ditë të vetme ndërron zanat dhe bën bamirësin. Fushata ka nisur dhe do të shohim të tjera "pako" në vijim" shkruan Këlliçi.

Nga filmimet është e pamundur të verifikohet shkëmbimi i kartave të identitetit në këmbim të ushqimeve, megjithatë në ditët e fundit të vitit, Erjon Veliaj është shfaqur në disa aktivitete si bamirës me rastin e festave.

Statusi i plotë i Këlliçit

Qytetarët nuk mbeten borxh vetëm në ushqimoret e Tiranës. Tani në këmbim të ndihmave ushqimore, bashkia ta shënon emrin në defter dhe borxhi duhet shlyer më 14 maj, për zgjedhje. Kjo po ndodh në Rr. "Idriz Dollaku" në Njësinë 1.

Stafi i kryebashkiakut Veliaj po i kërkon qytetarëve kartat e identitetit. Vetëm në një akt të tillë ka disa shkelje ligjore, ku po përmend vetëm një, ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Hajduti vjedh 364 ditë dhe 1 ditë të vetme ndërron zanat dhe bën bamirësin. Fushata ka nisur dhe do të shohim të tjera "pako" në vijim

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI