Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Ukraina vë në pikëpyetje statusin e Rusisë si anëtare e OKB-së

Lapsi.al 29 December 2022
Ukraina vë në pikëpyetje statusin e Rusisë si anëtare e

Kievi zyrtar ka nisur një iniciativë me të cilën vë në dyshim legjitimitetin e Rusisë si anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe e të gjitha organeve të OKB-së.

Sipas Ministrisë së Jashtme në Kiev, anëtarësia e Moskës në OKB ose në Këshillin e Sigurimit nuk është e rregulluar sipas së drejtës ndërkombëtare, njoftoi Ukrajinska Pravda. Sipas Kievit zyrtar Rusia e konsideron “gabimisht” veten anëtare të OKB-së që nga dhjetori i vitit 1991.

Sipas Kievit në kartën e OKB-së nuk figuron emri “Federata Ruse” dhe Rusia nuk ka kaluar nëpër procedurën e nevojshme të pranimit si anëtare e kësaj organizate, si p.sh. në rastin e Republikës Çeke dhe Sllovakisë pas shpërbërjes së Çekosllovakisë. Edhe ish-republikave përbërëse të Jugosllavisë u duhej të ribënin kërkesë për anëtarësim në OKB pas shpërbërjes së shtetit shumëkombësh.

Rusia e konsideron veten pasardhëse legjitime të Bashkimit Sovjetik, i cili ishte një prej anëtarëve themelues të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në dhjetor të vitit 1991, presidenti i atëhershëm rus Boris Jelcin, thjesht informoi OKB-në se Rusia, me mbështetjen e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura, do të vazhdojë të jetë anëtare e OKB-së dhe e të gjitha organeve të  saj.

Këshilli i Sigurimit duke diskutuar për sulmin rus ndaj UkrainësKëshilli i Sigurimit duke diskutuar për sulmin rus ndaj Ukrainës

Këshilli i Sigurimit organi më i fuqishëm i OKB-së, përbëhet nga 15 anëtarë. Detyra e tij është të merret me zgjidhjen e krizave globale, përmes vendosjes së sanksioneve, miratimit të aksioneve ushtarake dhe miratimit të amendamenteve të Kartës së OKB-së. Përveç Rusisë, anëtarë të përhershëm me të drejtë vetoje janë SHBA-ja, Kina, Franca dhe Britania e Madhe. /DW

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI