Flash

Ukraina u shënjestra nga një tjetër breshëri raketash ruse

Lapsi.al 29 December 2022
Ukraina u shënjestra nga një tjetër breshëri raketash ruse

Disa rajone të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin e saj, janë përballur me disa sulme ruse mëngjesin e 29 dhjetorit. Këto janë sulmet më të fundit të Rusisë që targeton infrastrukturën kombëtare të Ukrainës.

Sirenat e sulmit ajror u lëshuan në të gjithë vendin. Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia lëshoi mbi 120 raketa.

Sipas administratës rajonale, në Kiev, sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan për të shmangur sulmin me raketa. Në qytet u dëgjuan krisma shpërthimesh.

Kryebashkiaku i Harkivit, Ihor Terekhov, tha se shpërthime të shumta ndodhën në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.

Shpërthime u dëgjuan gjithashtu në qytetin e Lvivit pranë kufirit me Poloninë, sipas kryebashkiakut Andriy Sadovyi.

Autoritetet ukrainase në disa rajone thanë se disa raketa ruse u neutralizuan.

Guvernatori i rajonit të Mikolajivit në Ukrainën jugore, Vitaliy Kim, tha se pesë raketa u rrëzuan mbi Detin e Zi. Komanda e ushtrisë ukrainase North tha se dy raketa u rrëzuan mbi rajonin Sumy, që ndodhet në kufirin me Rusinë në verilindje të vendit.

Pjesë të raketave ruse që u rrëzuan dëmtuan dy ndërtesa private në lagjen Darnytskyi të Kievit, njoftoi administrata e qytetit.

Një objekt industrial dhe një shesh lodrash në lagjet e vendosura përtej lumit Dnieper, gjithashtu u dëmtuan, thanë zyrtarët e qytetit. Nuk u raportua për viktima./ REL

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI