Flash

Parashikimi i Ramës: Barrikadat do ta thyejnë sërish monotoninë e hiçzgjidhjes!

Lapsi.al 29 December 2022
Parashikimi i Ramës: Barrikadat do ta thyejnë sërish

Në pamundësi për të qenë në anën e qeverisë së Kosovës, siç do të ishte normale për një kryeministër të Shqipërisë, Edi Rama ka bërë një përshkrim me nota letrare ngërçit që u krijua në veri të Kosovës, tashmë që barrikadat po hiqen.

Në reagimin e tij, kryeministri i Shqipërisë e përshkruan situatën si një përsëritje automatike të të njëjtave veprime, me risinë që "barrikadat" sipas tij, u pranuan nga SHBA dhe BE si mjete paqësore të protestës. Në fund, e quan "hiçzgjidhje" faktin që barrikadat po hiqen dhe parashikon rikthimin e tyre.

"Asgjë e re, shfaqja zgjati ca më shumë, tensioni u ngrit ca më lart, fjalët u këmbyen me ca më shumë zjarr, manovrat ushtarake patën ca më shumë hov, po fundi qe po i njëjti dhe të gjithë u kthyen në shtëpi, sekush me fitoren e vet me vete si gjithmonë!

Ah po, diçka e padëgjuar ndodhi! Doli kuptimi i ri i barrikadës, e cila pas 434 vjetësh hyri në listën e mjeteve të protestës paqësore me bekimin e BE dhe të SHBA! Shpresojmë në mirëkuptimin e aleatëve tanë strategjikë për të mos qenë dakord në këtë pikë. Po fare!

Pyetja mbeti po ajo që ishte përpara këtyre barrikadave paqësore e deklaratave armiqësore! Dhe deri kur përgjigjet e ndryshme të nisen po njësoj nga e shkuara, pyetja do të mbetet po aty edhe pas shfaqjes së rradhës, kur barrikadat të thyejnë paqësisht monotoninë e hiçzgjidhjes!" ka shkruar Rama në rrjetet sociale, duke parashikuar kthimin e barrikadave sërish në veri.

Të këshilluara

Heqja e barrikadave, reagon KFOR

KFOR-i ka reaguar pas vendimit të mbrëmshëm për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës. Në një njoftim për mediat, njoftohet se heqja e barrikadave duhet të...

16:55

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI