Flash

Princ Harry: Më mungojnë momentet me familjen mbretërore

Lapsi.al 29 December 2022
Princ Harry: Më mungojnë momentet me familjen mbretërore

Në episodin e fundit të "Harry & Meghan", Princ Harry diskutoi atë që i mungon më shumë për jetën në "institucion".

"Më mungojnë mbledhjet e çuditshme familjare kur jemi të gjithë të bashkuar nën një çati, e dini, për periudha të caktuara të vitit. Kjo më mungon," tha ai. "Të qenit pjesë e institucionit do të thoshte që isha në MB, kështu që më mungon MB. Më mungojnë miqtë e mi."

Duka vazhdoi duke thënë se kishte "humbur edhe disa miq në këtë proces" si rezultat i zgjedhjes së tij dhe të Meghan Markle për t'u zhvendosur në Kaliforni.

Për më tepër, Harry rrëfeu se u transferua në Montecito të Santa Barbara "sepse kisha ndryshuar". "Kam ndryshuar deri në pikën që e kam tejkaluar mjedisin tim. Prandaj, ky ishte vendi më i dukshëm për të ardhur. Në vend ku mamaja ime, Princesha Diana, mund të kishte përfunduar gjithsesi. Ka raste kur kam qenë i zemëruar. Por me të vërtetë ndjej se  ne jemi pikërisht aty ku duhet të jemi," u shpreh Princi. "Kemi arritur në anën tjetër."

Me publikimin e biografisë "Spare", më 10 janar, zbulimet e tij pa dyshim do të vazhdojnë. "Shpresa është që duke treguar historinë time arritjet , gabimet, mësimet e nxjerra  mund të ndihmoj të tregoj se pavarësisht nga vijmë, ne kemi më shumë të përbashkëta sesa mendojmë”, u shpreh ai në një deklaratë për shtyp. Gjithashtu shtoi se ishte "i emocionuar që njerëzit të lexonin një rrëfim të drejtpërdrejtë të jetës sime që është plotësisht i vërtetë"./Lapsi.al

 

Të këshilluara

'Glass Onion', filmi më i shikuar në Netflix

Netflix ka zbuluar së fundmi se 'Glass Onion' është filmi i parë në botë pas debutimit të premten. Në tre ditët e para në platformë, ai grumbulloi 82.1 milionë ...

10:06

Bora Zemani i rrëfen të gjitha

Bora Zemani ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në programin “Wake Up”. Ajo ka folur për jetën e saj personale si dhe atë profesionale. Teksa u ndal tek Donaldi, ...

16:21

Olta Gixhari thyen rregullat e Big Brother

Në “shtëpizën” e Ronaldo Sharkës dhe Zhaklina Gjollës për një javë, tashmë ndodhet Olta Gixhari dhe Armaldo. Ishte pikërisht Zhaku si e preferuara e publikut a...

15:09

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI