Flash

Pasi i vdiq qytetarja në zyrë, Eriselda Sefa shkoi të festonte me FRESSH

Lapsi.al 29 December 2022
Pasi i vdiq qytetarja në zyrë, Eriselda Sefa shkoi të festonte me

Rrethanat e vdekjes së 48-vjeçares Shpresa Cani janë ende të paqarta. Dihet se ajo u fut në bashki për të kërkuar rikthimin e ndihmës ekonomike, që ia kishin hequr. Dihet se ndërroi jetë brenda zyrës së kryetares së Bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa. Por nuk dihet si e trajtuan aty dhe çfarë ndikoi në vdekjen e saj të menjëhershme.

Dy versionet për vdekjen e Shpresa Canit

Sipas versionit të parë që doli në media, qytetarja u përcoll nga njëra zyrë në tjetrën, për të kërkuar ndihmë ekonomike. Takoi fillimisht shefen e Ndihmës Sociale, që është edhe bashkëshortja e deputetit të PS, Luan Çela. Pastaj tentoi të gjente zgjidhje direkt te kryetarja Eriselda Sefa. Kur hyri në zyrën e saj, policët tentuan ta nxirrnin jashtë dhe gruaja ndërroi jetë për shkak të stresit që kishte përjetuar.

Sipas versionit që dha Bashkia e Lushnjes gruaja u trajtua me dinjitet, mori sqarime dhe iu premtua kthimi i ndihmës ekonomike. “Kryetarja e Bashkise priti në zyrë të interesuarën” thuhet në njoftimin zyrtar, ku pasqyrohet edhe kujdesi I veçantë që ka treguar Eriselda Sefa.

Përkujdesja e kryetares së Bashkisë dallohet edhe më tej në njoftim kur thuhet: “pasi degjoi shqetësimin e Zonjës Cani, Kryebashkiakja Sefa therriti Drejtoreshen e Shërbimit Social pranë bashkisë Lushnje për të parë mundësinë e ndihmes shtesë nga buxheti bashkiak, përvec pagesës se invaliditetit. Pati një dakortësi që në janar të shihej mundësia për ta futur në skemat e ndihmës nga buxheti bashkiak, mirëpo në një moment Zonja Cani është ndjerë keq”.

[caption id="attachment_789401" align="alignnone" width="1024"] Eriselda Sefa ne feste me FRESSH[/caption]

Festë me FRESSH pas vdekjes në zyrë

Nëse prokuroria nuk heton më tej, ngjarja do të mbetet mister. Askush nuk mund të ngrejë sot akuza për zyrtarët e Bashkisë së Lushnjes, megjithatë njoftimi zyrtar duket i rremë.

Siç tregojnë fotot më poshtë, ditën që i ndodhi vdekja e Shpresa Canit në zyrën e saj, kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa shkoi të festonte me Taulant Ballën dhe të rinjtë e FRESSH-it. Ajo vazhdoi programin e festimeve të fundvitit, megjithëse pak më parë i kishte mbetur e vdekur në zyrë, një grua që kërkonte ndihmën ekonomike.

Pamjet e festës u publikuan nga i dërguari i PS në Lushnje, Taulant Balla që ka qenë përkrah kryetares së Bashkisë. Fotot e festës e zhbëjnë tërësisht aspektin njerëzor që tentohet të përcillet në njoftimin e bashkisë për mediat.

Pas festës së FRESSH, ngjarja u mbajt e fshehtë. As Bashkia, as policia e shtetit nuk dhanë asnjë njoftim të martën për gruan që vdiq në zyrën e kryetares së bashkisë, në pritje të ndihmës ekonomike./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI