Flash

Nga 1 shkurti zbatohet harta e re gjyqësore, Apeli do të jetë me 78 gjyqtarë

Lapsi.al 29 December 2022
Nga 1 shkurti zbatohet harta e re gjyqësore, Apeli do të jetë me

Nga 1 shkurti do të hyjë në fuqi zbatimi i hartës së re gjyqësore. Këshilli i Lartë Gjyqsorë u mblodh të enjten për të përcaktuar edhe oganikën e Gjykatës të vetme të Apelit që do të jetë në Tiranë.

Në përfundim të mbledhjes KLGJ vendosi të mbajë të njëjtin numër gjyqtarësh apeli në organikë, 78 të tillë, duke i përqëndruar të gjithë në kryeqytet.

Sipas KLGJ, me këtë numër në përbërje llogaritet që secili prej tyre të shqyrtojë mesatarisht 217 dosje në rang vendi. Megjithatë, një nga arsyet e ndryshimit të hartës gjyqësore ishte fakti se vakancat në Apel nuk plotësoheshin, por as ky vendim i KLGJ duket se nuk e zgjidh këtë problem.

Pasi numri i togave të zeza në detyrë në gjykatat e Apelit është shumë më i vogël, se 78.

Aktualisht Gjykata e Apelit në Tiranë ka vetëm 12 gjyqtarë, nga 31 që duhet të kishte.

Vetëm në këtë institucion janë në pritje të shqyrtimit rreth 20 mijë dosje.

Por më shkrirjen e gjykatave të tjera të Apelit në rrethe, kolapsi pritet të rritet akoma dhe më shumë.

Harta e re gjyqësore do të funksionojë me 16 gjykata në total, 12 të Shkallës së Parë, 1 Gjykatë Apeli dhe 2 gjykata Administrative.

KLGJ shkriu 18 gjykata, duke reduktuar gjykatat e Apelit në një të vetme në Tiranë, duke hequr pesë gjykatat Administrative që do jenë në vetëm dy, një në kryeqytet dhe një në qytetin e Lushnjes dhe duke lënë vetëm 13 gjykata të Shkallës së Parë nga 22 që ishin.

Kundër saj dolën Shoqatat e Avokatëve në rrethe, të cilët për disa javë bojkotuan seancat gjyqësore./ Ora News 

Të këshilluara

VIDEO/ Meta ia merr valles në Pogradec

Nuk është vetëm Monika Kryemadhi e pasionuar me kërcimin. Në familje duket se nuk mbetet më pas as Ilir Meta. Kryetari i Partisë së Lirisë ishte mbrëmjen e enjt...

21:59

Ndërron jetë legjenda e futbollit, Pele

Legjenda e futbollit Edson Arantes do Nascimiento Pelé ka vdekur në moshën 82-vjeçare, viktimë e kancerit të zorrës së trashë . Ylli brazilian e kishte luftuar ...

20:04

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI