Flash

Ndërtimet pa leje, KKT sërish vendime konfiskimi

Lapsi.al 29 December 2022
Ndërtimet pa leje, KKT sërish vendime konfiskimi

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi edhe këtë të merkurë disa vendime për sekuestrimin e ndërtimeve pa leje. Në një njoftim KKT bëri të ditur se nga nisja e procesit janë konfiskuar 22 ndërtime.

“Ndërtimet e konfiskuara ndodhen: 9 në Tiranë, 1 në Durrës, 5 në Kavajë, 4 në Vlorë, 2 në Himarë dhe 1 në Sarandë. Në total që prej nisjes së këtij provesi pas daljes së VKM përkatëse, numri i godinave të konfiskuara ka shkuar në 22 dhe 1 me kontrate premtim-shitje me vlerë 1 euro” thuhet në njoftim.

Ndërkohe sipas njoftimit vijojnë kontrollet në terren në bazë edhe të hyrjes në fuqi të VKM-së që detyron njësitë vendore apo vetë KKT-në për lejet e veçanta, që të bëjnë kontrolle supervizioni të kantiereve dhe t’i raportojnë çdo 45 ditë.

“Në këtë mënyrë do të pamundësohet kjo praktikë e paligjshme dhe çdo përgjegjësi do të jetë përfundimisht e qartë, ndërsa investimi i qytetarëve do të jetë i mbrojtur, ashtu sikurse edhe prona publike e private.

Qeveria po ecën paralelisht me zbatimin deri në fund të procedurës së konfiskimeve dhe kalimin e plot 97487.556 metrave katrorë të konfiskuara deri tani, në shfrytëzim efiçent për interes publik. Të gjitha këto procedura do të jenë jo vetëm të përpikta në aspektin ligjor, po edhe transparente për publikun. Ne do t’i bëjmë me dije publikut çdo vendimmarrje lidhur me shfrytëzimin e këtyre hapësirave.

Vendimet e marra janë të ndryshme për shkak se ligji përcakton shkallë të ndryshme masash, në varësi të tipologjive të shkeljeve dhe të rasteve. Ligji parashikon se subjekti mund të gjobitet dhe të konfiskohet pjesërisht, vetëm kur ka ndërtuar më pak se 10% volume shtesë nga leja e ndërtimit. Kur këto volume janë më shumë se 10%, përveç gjobës masa e konfiskimit është e plotë për të gjithë godinën. Për rastin e prishjeve, në dallim nga konfiskimi, përsëri ligji është shumë i qartë se kur godina prishet dhe kur jo” thuhet në njoftim.

KKT ka apeluar që ndërtuesit të zbatojnë rigorozisht ligjin, ndërsa për qytetarët po punohet që të gjitha kontrollet e zbatimit të lejeve të jenë edhe online, ku çdo blerës ta ndjekë përmes celularit ecurinë e investimit të tij dhe të mos bjerë viktimë e abuzuesve siç ka ndodhur në të shkuarën.

“Ndërkohë Vendimi Nr.610, datë 22.9.2022 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara për mënyrën e caktimit të mbikëqyrësit, detyrat dhe përgjegjësitë e tij, kushtet dhe elementet e përgjithshme të sigurimit të përgjegjësisë profesionale, si dhe rregullat, procedurat dhe mënyrën e mbajtjes së dokumentacionit gjatë zhvillimit të punimeve” ngarkon mbikqyrësin të njoftojë online brenda 5 ditëve pranë autoriteteve përkatëse, në rastet kur vëren se punimet e kryera janë në shkelje apo tejkalim të lejes së ndërtimit, si dhe perseri online çdo 45 ditë do te depozitoje raportimin e kryerjes së punimeve.

Pjesë e sistemit në të njëjtën kohë janëe autoritetet përkatëse që kanë lëshuar Lejen e ndërtimit. IKMT si dhe inspektoriatet vendore të mbrojtjes së Territorit” përfundon njoftimi i KKT./ MONITOR

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI