Flash

Mashtroi sikur e kishte rrahur burri, dënohet gruaja nga Tirana

Lapsi.al 29 December 2022
Mashtroi sikur e kishte rrahur burri, dënohet gruaja nga Tirana

Gjykata e Tiranës shpalli fajtore një grua nga Tirana e cila kreu denoncim të rremë kundër burrit duke shkaktuar burgosjen e padrejtë të tij. Alba Miftari, nënë e dy fëmijëve e kallëzoi bashkëshortin për dhunë në familje në krye të 17 viteve martesë, dhe duke besuar këtë version policia nuk hezitoi ta dërgojë të dyshuarin në qeli.

Burri i dyshuar qëndroi në paraburgim nga muaji qershor. Por më pas bashkëshortja firmosi një deklaratë tek noteri ku pranonte se kishte gënjyer policinë.

Pas hetimeve Gjykata e Tiranës urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij. Denoncimi i kryefamiljarit u krye në kulmin e konflikteve që i dyshuari kishte me familjen e vajzërisë së Miftarit, me të cilën kishin mosmarrëveshje për çështje pronësie. Por pasi pa që burri nuk po lirohej, Miftari këmbënguli se burri nuk e kishte rrahur kurrë.

Për një vit u regjistruan përmbi 3 mijë raste dhune për të cilat u aplikua me urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje që më pas janë konfirmuar dhe nga gjykata me detyrimin që agresori të qëndrojë 500 metra larg viktimës dhe të mos e kontaktojë atë. Në mjaft raste të tjera gjykatat kanë urdhëruar largimin e agresorit nga banesa.

Ky është rasti i parë kur një denoncues për dhunë dënohet për kallëzim të rremë. Edhe pse shumë gra në gjykata kërkojnë lirimin e të afërmit të dhunshëm, kryesisht me argumentin se burgosja e familjarit ju ka sjellë vështirësi ekonomike për rritjen e fëmijëve.(TCH)

Të këshilluara

Nis largimi i barrikadave në veri

Pasditen e së enjtes janë larguar barrikadat në fshatin Rudarë, i cili gjindet në komunën e Zveçanit, raportojnë gazetarët e Radios Evropa e Lirë nga terreni. ...

17:54

Heqja e barrikadave, reagon KFOR

KFOR-i ka reaguar pas vendimit të mbrëmshëm për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës. Në një njoftim për mediat, njoftohet se heqja e barrikadave duhet të...

16:55

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI