Flash

Lubonja: Shqipëria nën një regjim banditesk që shemb pallate në 4 të mëngjesit

Lapsi.al 29 December 2022
Lubonja: Shqipëria nën një regjim banditesk që shemb pallate

Duke komentuar ngjarjet që shënuan 2022, shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja u ndal tek çështja e inceneratorëve. Sipas tij ky është një nga skandalet më të rëndë për të cilin drejtësia nuk vepron, edhe pse provat janë. Ai fajësoi qeverinë duke e ngarkuar me përgjegjësi ligjore dhe morale.

“Unë gjykoj se çështja e çështjeve është: “Këtë 1-vjeçar Shqipëria ka bërë hapa para apo pas në kuptimin e përgjithshëm të treguesve për një vend që përparon apo që shkon drejt degradimit”. Mund të merremi gjithë ditën dhe të themi sa keq është opozita, por në thelbin e vet edhe qenia keq e opozitës është një tregues se Shqipëria është një vend keq e më keq. Sepse një vend sa më i shëndoshë nga ana demokratike të jetë, aq më të fortë e ka edhe opozitën.

Inceneratorët janë akoma më tepër një nga treguesit e asaj që Shqipëria po bën keq e më keq. Po ju përmend vetëm kaq. Këta të këqijtë që përmendim ne kaq shumë, Berisha dhe Meta janë akuzuar gjithashtu. Ilir Meta për një 700 mijë euro. Rruga e kombit, Gërdeci... Merrini të gjitha. Le të gjykojë publiku se ku ishte vjedhja dhe skandali më i madh.

Mendimi im është për aq sa e kam ndjekur unë, çështja e korrupsionit ka qenë më në kontroll sepse ka pasur edhe opozita më të forta që ngrinin zërin, bënin protesta, siç ndodhi edhe 21 janari.

Skandali i inceneratorët është një nga më të rëndët, për atë ç’ka ka ndodhur jo vetëm me shifrat, por për mënyrën se si është vënë një shtet i tërë në funksion të një vjedhjeje super-gjigante. Kjo tregon se si drejtësia nuk vepron ndaj këtyre, edhe pse provat janë sheshit. Për përgjegjësi ligjore, po se po dhe morale që ka ajo parti që është në pushtet, me në krye Edi Ramën.

Në këtë aspekt unë e shikoj me shumë pesimizëm atë se ku po shkon Shqipëria. e kisha pak të vështirë të flisja për opozitën në nisje për çështjen a është e dobët opozita.

Sot në Shqipëri nuk është problemi opozita, po një regjim banditesk që zgjohet nga ora 4 e mëngjesit dhe hedh në erë një pallat të njerëzve ndërkohë që gjyqi është po atë mëngjes. Kjo tregon çfarë bande kriminale është në pushtet dhe ne merremi me Sali Berishën dhe të tjerët në opozitë” - tha Lubonja në emisionin “Open”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

VIDEO/ Meta ia merr valles në Pogradec

Nuk është vetëm Monika Kryemadhi e pasionuar me kërcimin. Në familje duket se nuk mbetet më pas as Ilir Meta. Kryetari i Partisë së Lirisë ishte mbrëmjen e enjt...

21:59

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI