Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Katër atentate në dy vite mes Athinës e Tiranës, hetimet spostohen në Portin e Pireut

Lapsi.al 29 December 2022
Katër atentate në dy vite mes Athinës e Tiranës, hetimet

Një mori vràsjesh të ndodhura në Tiranë dhe Athinë, në harkun kohor të dy viteve ka bërë të ngrihen dyshime lidhjesh të pashmangshme mes atentateve.

Viktimat janë të gjithë shqiptarë, ndërkohë që moszbardhja e tyre ka çuar hetuesit e dy vendeve në një konkluzion paraprak mbi të njëjtin motiv dhe të njëjtët autorë. Në të dyja anët e hetimit mësohet se shkak për atentatet të jetë bërë trafiku i drogës dhe prishja e pazareve mes shqiptarëve që merren me këtë trafik.

Autoritetet greke i mëshojnë faktit se bëhet fjalë për një porosi të dalë nga mafia e burgjeve për ekzekutimin e dy shqiptarëve që ndodhi mbrëmjen e 18 dhjetorit në mes të Athinës, ndërkohë që në lidhje me ekzekutimin e ndodhur vetëm dy ditë më parë në Tiranë, dëshmohet se informacionet janë për humbjen e një sasie të madhe droge. Sipas të dhënave jo zyrtare është theksuar se bëhet fjalë për një sasi prej rreth 1 ton, por autoritetet nuk bëjnë me dije nëse është kanabis apo është kokainë e dalë nga porti i Pireut. Prokuroritë e dy vendeve po hetojnë pistën e larjes së hesapeve mes grupeve rivale, por ende nuk kanë dalë të dhëna lidhjesh apo ndarjesh mes 5 viktimave të dy viteve të fundit.

Porti i ‘harruar’ i pireut

Një nga portat më të mëdha hyrëse të kokainës që vjen nga vendet latine për në vendin tonë, është edhe porti i Pireut. Janë tonelata të bllokuara në atë port, ose që kanë kaluar me dorëzim të kontrolluar në drejtim të magazinave të bananeve në vendin tonë, që dëshmojnë se trafikantët shqiptarë kanë një nga pikat më të sigurta të kalimit të drogës në atë port.

Sipas të dhënave ekzistojnë dyshime të cilat po i hetojnë prokuroritë e të dy shteteve, nëse shkaqet e katër atentateve që kanë ndodhur në dy vite të kenë lidhje me humbjen e ndonjë sasie lënde narkotike në momentin e instalimit të mjeteve të transportit të drogës në Portin e Pireut. Duke iu referuar rasteve të ngjashme që kanë prodhuar ngjarje të tmerrshme, siç ishte rrëmbimi, vrasja dhe zhdukja e Jan Prengës që për shkak u tha se ishte pikërisht një sasi lënde narkotike e zhdukur në Angli, autoritetet greke dhe edhe këto shqiptare po hetojnë mbi aktivitetin e viktimave nëse ata kanë pasur lidhje me trafikun e drogës nga Amerika Latine.

Grekët ende nuk kanë mundur të hedhin dritë mbi ekzekutimin e Aris Papës, ndonëse sërish ata dyshuan se ishte porosi e ardhur nga burgjet, ashtu siç po kërkojnë edhe për ekzekutimin e dyfishtë të vlonjatit Kreshnik Çerçizaj dhe beratasit Armando Organjaja. Ndërkohë që hetimi shqiptar, që ende nuk ka asnjë pistë dhe aq më pak gjurmë atentatori për vrasjen e Edmond Papës në Selitë, ka nisur të kërkojë gjurmë në ekzekutimin brutal të të riut nga Tepelena, Aleksandër Sadikaj. Prokuroria, në verifikimin e të dhënave, ka kërkuar që në krye të herës të gjejë gjurmë të atij ekzekutimi në Greqi, duke hetuar përfshirjen e tij në trafikun e lëndëve narkotike.

Por nuk ia arritën të zbulojnë se nga kush ishte porositur eliminimi i tij me minë të telekomanduar. Hetuesit e çështjes së Papës pretendojnë se vrasjet janë të lidhura në motiv, po ende nuk kanë bërë me dije se çfarë i lidh Papën dhe Sadikajn bashkë si dhe me tre viktimat e Greqisë.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43