Flash

Johnny Depp akuzohet për sjellje të pahijshme

Lapsi.al 29 December 2022
Johnny Depp akuzohet për sjellje të pahijshme

Johnny Depp po përballet së fundmi me të tjera akuza. Sipas një raporti nga The Daily Beast, Depp i ka trajtuar kolegët e tij po aq keq sa i trajtonte ata para gjyqit.

Aktori Bernard Montial ishte ai që i zbuloi i pari këto thashetheme gjatë talk show-t francez 'Touche pas a mon poste!' në tetor. Aktori tregoi se Depp dhe regjisorja u përplasën gjatë gjithë xhirimeve të 'Jeanne du Barry'. Sipas tij ai  ishte jashtëzakonisht i vrazhdë ndaj Maiwenn Le Besco. "Kam dëgjuar disa gjëra nga xhirimet, gjëra shumë serioze. Ata nuk shkojnë fare mirë. I bërtasin njëri-tjetrit gjatë gjithë kohës."

Brenda produksioneve të 'Pirates of the Caribbean', Johnny Depp u bë i famshëm për vonesat e vazhdueshme dhe ankesat e tjera. Një artikull i Hollywood Reporter nga viti 2017, zbuloi se aktori kishte probleme të tepruara me alkoolin, përleshje fizike me Heard dhe vonesë të vazhdueshme në xhirime. Por producenti Jerry Bruckheimer doli në mbrojtje të tij  duke deklaruar presionin që Depp kishte në atë kohë. Ju duhet të kuptoni llojin e presionit nën të cilin ishte Johnny në Australi. Ndonjëherë helikopterët e ndiqnin në shtëpi. Do të kishte aq shumë media jashtë portave të tij. Kishte kaq shumë gjëra të trilluara : se Johnny pati një grindje në xhirime dhe ishte kthyer në Shtetet e Bashkuara, për të cilat ne të dy  ulexuam ndërsa ishim në trailerin e tij./Lapsi.al

Të këshilluara

'Glass Onion', filmi më i shikuar në Netflix

Netflix ka zbuluar së fundmi se 'Glass Onion' është filmi i parë në botë pas debutimit të premten. Në tre ditët e para në platformë, ai grumbulloi 82.1 milionë ...

10:06

Bora Zemani i rrëfen të gjitha

Bora Zemani ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në programin “Wake Up”. Ajo ka folur për jetën e saj personale si dhe atë profesionale. Teksa u ndal tek Donaldi, ...

16:21

Olta Gixhari thyen rregullat e Big Brother

Në “shtëpizën” e Ronaldo Sharkës dhe Zhaklina Gjollës për një javë, tashmë ndodhet Olta Gixhari dhe Armaldo. Ishte pikërisht Zhaku si e preferuara e publikut a...

15:09

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI