Flash

U kap me drogë, specialistja e AKSHI hetohej edhe për vjedhjen e votave për PS

Lapsi.al 29 December 2022
U kap me drogë, specialistja e AKSHI hetohej edhe për vjedhjen e

Erisa Fero, zyrtarja e AKSHI-t që u kap me 58 kg drogë në makinë ka pasur edhe më herët telashe me drejtësinë. Vitin e kaluar ajo është kallëzuar nga KQZ bashkë me 20 komisionerë të tjerë, pasi ishte anëtare e PS në një komision të numërimit të votave në KZAZ, ku dyshohet se rezultati i votave ishte falsifikuar.

Fero ka qenë anëtare e PS si pjesë e një komisioni të numërimit të votave në një KZAZ. Për shkak se në komisionin ku bënte pjesë Fero, rezultati i votave ishte falsifikuar, KQZ ka depozituar kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës për 21 komisionerë, mes të cilëve dhe Erisa Fero.

20 komisionerët, mes të cilëve edhe 28-vjeçarja Fero akuzoheshin se kishin hequr apo shtuar votat në kuti për kandidatët e partive të ndryshme.

Fero u vu sot në pranga pasi u kap duke transportuar lëndën narkotike, ndërkohë që gjatë operacionit u arrestuan edhe dy persona të tjerë të cilët monitoronin rrugën për të shmangur kontrollet policore.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI