Flash

Britania pritet të kthejë 50 të burgosur shqiptarë

Lapsi.al 29 December 2022
Britania pritet të kthejë 50 të burgosur shqiptarë

50 të burgosur do të transferohen nga burgjet britanike në ato shqiptare si pjesë e marrëveshjes së re. Daily Mail raporton se personat në fjalë kanë dalë vullnetarë për t’u larguar nga shteti britanik. Dhjetë personat e parë pritet të deportohen me avion çarter gjatë javëve të para të janarit, raporton Daily Mail.

Të gjithë të burgosurit që do të depërtohen do të vuajnë dënimin e plotë të vendosur nga gjyqtarët e Mbretërisë së Bashkuar. Tabloidi britanik citon një burim pranë ministrisë së Drejtësisë shqiptare, i cili shprehet se kanë arritur një pakt për të kryer transferimet e para në burgje.

“Ne kemi kapacitete të kufizuara në burgjet tona. Por për të treguar se jemi gati të përmbushim detyrimet tona ndaj Britanisë së Madhe, ne kemi rënë dakord të presim 50 shqiptarë që kanë shprehur gatishmërinë për t’u kthyer”, shtoi burimi.

Megjithëse grupi i parë i të dënuarve kanë rënë dakord të kthehen në atdhe, marrëveshja Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar thekson se të burgosurit mund të transferohen në të ardhmen pa pëlqimin e tyre.

Të këshilluara

VIDEO/ Meta ia merr valles në Pogradec

Nuk është vetëm Monika Kryemadhi e pasionuar me kërcimin. Në familje duket se nuk mbetet më pas as Ilir Meta. Kryetari i Partisë së Lirisë ishte mbrëmjen e enjt...

21:59

Ndërron jetë legjenda e futbollit, Pele

Legjenda e futbollit Edson Arantes do Nascimiento Pelé ka vdekur në moshën 82-vjeçare, viktimë e kancerit të zorrës së trashë . Ylli brazilian e kishte luftuar ...

20:04

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI