Flash

Bllokohet sërish rruga në Grykë Çajë të Kukësit, shkak erozioni

Lapsi.al 29 December 2022
Bllokohet sërish rruga në Grykë Çajë të

Gjatë natës së mbrëmshme rruga e njësisë administrative Gryk Çajë është bllokuar sërish. Shkak është bërë rënia e vazhdueshme e gurëve nga erozioni. Kryetari i Bashkisë, Safet Gjici, ka parë nga afër shembjen e gurëve në rrugën Lapaj- Grykë Çajë. Gjici, bëri me dije se janë në pritje të specialistëve nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave dhe forcave emergjente të ushtrisë. Ai thotë se duhet ndërhyrë në hapjen e rrugës dhe vleresuar situatën që mos të ketë shembje të tjera.

"Shembja masive e gurëve në rrugën Lapaj-Grykë Çajë, është rruga lidhëse e katër fshatrave që ka njësia e Grykë-Çajë. Po ashtu kjo rrugë bën pjesë në aksin rrugor Kukës-Dibër, çka do të thotë që monitorimi për shembje duhet të jetë i vazhdueshëm për të siguruar lehtësimin e lëvizjes së banorëve që kalojnë këtë rrugë.", tha Gjici. 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Deri në orët e mesditës pjesa më e madhe e territorit shqiptar do të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat më...

07:25

Greqia shkundet nga një tërmet i fortë

Një tërmet i fortë 4.9 Rihter  ka ndodhur në Evia të Greqisë. Ai është ndjerë në Atikë. Sipas zgjidhjes automatike të Institutit Gjeodinamik, thellësia e tërmet...

14:11

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI