Flash

Arrestohen në Rumani vëllezërit Andrew dhe Tristan Tate

Lapsi.al 29 December 2022
Arrestohen në Rumani vëllezërit Andrew dhe Tristan Tate

Dy vëllezërit britanikë, Andrew dhe Tristan Tate u arrestuan këtë të enjten me akuzën e rrëmbimit të dy vajzave. Milionerët e njohur janë ndaluar për 24 orë, sipas njoftimeve të agjencive rumune.

Në emër të të dyve është hapur një dosje hetimesh për trafikimin e qenieve njerëzore nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit në Rumani (DIICOT).  Tristan dhe Andrew Tate u dërguan në selinë e DIICOT si të dyshuar për formimin e një grupi të organizuar kriminal që përdorte vajza për video të rriturish.

Sipas mediave, autoritetet kontrolluan edhe një ish-police, e dyshuar edhe ajo si e përfshirë në çështjen e trafikimit të qenieve njerëzore. Ajo u mor në pyetje së bashku me vëllezërit Tate.

Andrew Tate and Tristan Tate arrested in Romania

Në muajin prill, dy vajza të reja, njëra prej të cilave me nënshtetësi amerikane, u gjetën në një vilë në Voluntari nga policia dhe prokurorët. Vajzat pretenduan se ishin mbajtur me forcë nga dy vëllezërit britanikë. Më 11 prill, Tristan dhe Andrew Tate u morën në pyetje për 5 orë në DIICOT.

Më pas u liruan, por hetimet vazhduan. Tristan dhe Andrew Tate janë praktikues të kickboksit. Ata u transferuan në Rumani disa vite më parë. Milioneri Tristan Tate njihet si ish-kampion i kikboksit dhe ish i dashuri i Bianca Dragusanu.

Andrew, një ish-konkurrent i Big Brother ka pothuajse 3.5 milionë ndjekës në Twitter. Kohët e fundit ai u përfshi në një sherr në rrjetet sociale me aktivisten për klimën Greta Thunberg. Pasi u mburr për emetimet e karbonit të supermakinave të tij, Thunberg u përgjigj se Tate kishte "energji të vogël në pantallona".

Postimi i saj mori gati 3 milionë "like". Ai ka fituar famë të mëtejshme në internet për mjaft komente provokuese rreth grave. Disa organizatat e kanë akuzuar për "mizogjini ekstreme". ©LAPSI.al

https://twitter.com/GretaThunberg/status/1608056944501178368?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1608056944501178368%7Ctwgr%5E49ca6e2a05e953df96e9a328f4b47a4bd8b813ae%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.lbc.co.uk%2Fnews%2Fandrew-tate-arrested-romania-human-trafficking-us-embassy%2F

Të këshilluara

VIDEO/ Meta ia merr valles në Pogradec

Nuk është vetëm Monika Kryemadhi e pasionuar me kërcimin. Në familje duket se nuk mbetet më pas as Ilir Meta. Kryetari i Partisë së Lirisë ishte mbrëmjen e enjt...

21:59

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI