Flash

Alibeaj pas “bashkimit” të demokratëve: Nuk shkoj aty ku më organizojnë kurthe dhe prita

Lapsi.al 29 December 2022
Alibeaj pas “bashkimit” të demokratëve: Nuk shkoj aty ku

Kryetari i grupit parlamentar për Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, në një prononcim ekskluziv për Liberale.al, deklaron se ka refuzuar ftesën për të qenë në një tryeze të përbashkët me deputetët që mbështesin “Rithemelimin”, pasi ka nuhatur se po i ngrihej një kurth.

“Unë sapo dal nga darka me demokratët e Durrësit dhe po shkoj te darka me demokratët e degës dy në Tiranë. Për darkën që ju thoni kam pasur një ftesë dhe e kam refuzuar. Sepse kur në ftesa ngrihen kurthe dhe prita nuk i pranoj. Kam aq mundësi sa t’i nuhas dhe t’i refuzoj,” tha Enkelejd Alibeaj.

Deputeti Xhelal Mziu organizoi një drekë, ku të pranishëm kanë qenë deputetë që mbështesin “Rithemelimin” të drejtuar nga Sali Berisha, por dhe deputetët e Partisë Demokratike të cilët nuk e njohin Sali Berishën si kryetar.

Kjo drekë ka ulur pas shumë kohësh në një tryezë Sali Berishën me disa nga deputetët që nuk e njohin atë si kryetar të Partisë Demokratike.

Sidoqoftë edhe kjo drekë informale nuk i ka bërë bashkë të gjithë deputetët demokratë, pasi Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, Arbi Agalliu, Oriola Pampuri, Kreshnik Çollaku, Flamur Hoxha, Agron Gjekmarkaj dhe disa të tjerë nuk ishin të pranishëm.

Sali Berisha është përpjekur ta shesë këtë si një drekë bashkimi.

“Drekë në Fermën Uka e thirrur nga deputeti, Xhelal Mziu si fillim i ri për grupin parlamentar të PD-së. Gëzuar”, shkruan Berisha, që ka postuar edhe foton e drekës.

Siç duket edhe nga foto, Berisha nuk ka rezistuar dot pa mbajtur fjalim edhe në një drekë miqësore.

Nga Rithemelimi merrnin pjesë:

Sali Berisha

Belind Këlliçi

Flamur Noka

Bujar Leskaj

Xhelal Mziu

Tomor Alizoti

Elda Hoti

Greta Bardeli

Lindita Metaliaj

Albana Vokshi

Kastriot Piroli

Kasem Mahmutaj

Oerd Bylykbashi

Luan Baçi

Tritan Shehu

Isuf Çelaj

Ina Zhupa

Edmond Spaho

Deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike që ishin prezent:

Ferdinand Xhaferri

Gazment Bardhi

Jorida Tabaku

Dhurata Çupi

Andia Ulliri

Saimir Korreshi

Lefter Gështenja

Helidon Bushati

Eralda Bano

Fatjon Veizaj

llda Dhori

Ervin Salianji

Merita Bakiu

Ramadan Likaj

Mungonin: 

Lulzim Basha

Enkelejd Alibeaj

Kreshnik Çollaku

Flutura Açka

Dashnor Sula

Zheni Gjergji

Arbi Agalliu

Flamur Hoxha

Agron Gjekmarkaj

Emilja Koliqi

Petrit Doda

Orjela Nebiaj

Orjola Pampuri

Bledjon Nallbati

Seladin Jakupllari

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI