Flash

Albin Kurti flet për heqjen e barrikadave: Vetë i vunë, vetë i hoqën

Lapsi.al 29 December 2022
Albin Kurti flet për heqjen e barrikadave: Vetë i vunë, vetë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, reagoi për zhvillimet e fundit rreth barrikadave që kanë filluar të hiqen nga sot.

“Barrikadat po hiqen, të dielën e thamë që është çështje ditësh kur do të largohen, edhe më mirë që kjo do të bëhet pa ndërhyrjen e Policisë sonë. Vetë i vunë barrikadat, vetë i hoqën ato, me fjalë të tjera janë lodhur ata të cilët e bllokuan veten”, tha ai. Sipas tij opozita nuk ka dhënë ide, përveç heqjes së TVSH-së.

Kurse për vitin 2023, Kurti tha se do të jetë vit i Vetingut.

Kryeministrei organizoi sot pritjen për gazetarët me rastin e festave të fundvitit. Shefi i ekzekutivit ka falënderuar gazetarët për bashkëpunimin. Ai tha se ende nuk janë në gjysmë të mandatit, por për këtë periudhë ka pasur progres, por edhe sfida janë evidente.

“Viti 2022, ishte vit i krizave të shumëfishta, por në Republikën e Kosovës, njëkohësisht ishte vit i rritjes ekonomike, ligjshmërisë dhe demokracisë brenda vendit tonë, si dhe imazhit të Kosovës jashtë në botë”, tha ai. Kurti ka falënderuar gazetarët kosovarë që po raportojnë nga veriu i Kosovës.

Lexo më tej: Pas lirimit të ish-policit, Vuçiç: Është mirë të hiqen barrikadat 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI