Flash

Aksident masiv në Seul, 5 të vrarë dhe 37 të plagosur

Lapsi.al 29 December 2022
Aksident masiv në Seul, 5 të vrarë dhe 37 të plagosur

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe 37 janë plagosur në një zjarr masiv të shkaktuar nga përplasja e një kamioni mallrash me një autobus në një tunel autostrade pranë kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seul.

Nuk dihet se çfarë e shkaktoi përplasjen dhe zjarrin apo se çfarë ngarkese mbante kamioni. Zjarri shpërtheu rreth orës 13:50 me kohën lokale në një tunel të autostradës në Gwacheon. Tuneli i ngritur është projektuar për të mbrojtur ndërtesat përreth nga zhurmat e rrugës.

3 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë. 34 të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta. Shtëllunga të mëdha zjarri dhe tymi i dendur u panë që dilnin nga tuneli në imazhet e postuara në mediat lokale dhe rrjetet sociale.

Qindra zjarrfikës arritën të vënë nën kontroll flakët. "Ne po bëjmë kërkime brenda tunelit në rast se ka viktima të tjera" - tha një zyrtar i zjarrfikësve. Rreth 20 persona po trajtohen në spital pasi kanë marrë tym në mushkëri.

Ministri i Brendshëm Lee Sang-min bëri thirrje për "përdorimin e burimeve maksimale" për të shpëtuar jetë. "U bëj thirrje autoriteteve të bëjnë përpjekjet më të mëdha për të shpëtuar jetën e atyre që janë plagosur" - tha ai.

Në tetor, të paktën 153 njerëz u vranë në një përplasje mes turmës së Halloween në lagjen Itaewon të Seulit. Një seri fatkeqësish të parandalueshme ka tronditur besimin e publikut. Shumë koreano-jugorë kanë vënë në dyshim nëse standardet e sigurisë janë anashkaluar dhe rregulloret janë injoruar në nxitimin e qeverisë për zhvillim ekonomik. ©LAPSI.al

Firefighters work on a tunnel that was burnt down in Gwacheon, South Korea, December 29, 2022. Yonhap via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY. SOUTH KOREA OUT. NO RESALES. NO ARCHIVE.

Të këshilluara

VIDEO/ Meta ia merr valles në Pogradec

Nuk është vetëm Monika Kryemadhi e pasionuar me kërcimin. Në familje duket se nuk mbetet më pas as Ilir Meta. Kryetari i Partisë së Lirisë ishte mbrëmjen e enjt...

21:59

Ndërron jetë legjenda e futbollit, Pele

Legjenda e futbollit Edson Arantes do Nascimiento Pelé ka vdekur në moshën 82-vjeçare, viktimë e kancerit të zorrës së trashë . Ylli brazilian e kishte luftuar ...

20:04

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI