Flash

Tensionet në veri, Daçiç: Xhaçka po inkurajon Kurtin për provokime të mëtejshme

Lapsi.al 28 December 2022
Tensionet në veri, Daçiç: Xhaçka po inkurajon Kurtin

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka reaguar pas deklaratës së homologes shqiptare, Olta Xhaçka, e cila shprehu dje hapur mbështetjen ndaj Kosovës. Ai akuzon Xhaçkën se po inkurajon Kurtin për provokime por sipas tij, duhet t’i kujtonte atij se ka detyrim të zbatojë marrëveshjen e Brukselit dhe Rezolutën 1244.

“Ajo në asnjë fjalë nuk i ka kujtuar Kurtit se e ka obligim ndërkombëtar të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit, Rezolutën 1244 dhe të gjitha dokumentet tjera relevante, obligimin për formimin e Unionit të Komunave Serbe, për të mos dërguar njësitet të armatosur shqiptare në veri dhe jo të arrestojnë serbët vetëm se janë serbë”, tha Daçiç.

Xhaçka tha të martën se Shqipëria është me Kosovën ndërsa iu bëri thirrje autoriteteve të Serbisë që të mos i justifikojnë as barrikadat e as grupet kriminale që po refuzojnë t’i largojnë ato. “Të luash me zjarrin është ide shumë e keqe për të ardhmen e të gjithë fëmijëve tanë”, shkroi mes të tjerash ajo.

Të këshilluara

Shkrumbohet nga zjarri lokali në Tiranë

Një bar kafe është përfshirë nga zjarri rreth mesnatës në zonën e Brrylit, në kryeqytet. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar për të shuar flakët, por ndërhyrja nuk k...

07:51

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme territori shqiptar mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë gjatë paradites dominim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë ...

07:20

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI