Flash

Situata e tensionuar në veri, pika kufitare në Merdare mbetet e mbyllur për qarkullim

Lapsi.al 28 December 2022
Situata e tensionuar në veri, pika kufitare në Merdare mbetet e

Pika kufitare midis Kosovës dhe Serbisë në Merdare vazhdon të jetë e mbyllur për qarkullim, thuhet në të dhënat e publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Në anën serbe të Merdares, sipas autoriteteve të Kosovës, janë vendosur barrikada për rreth dy kilometra para arritjes në këtë pikë kufitare.

Mbrëmjen e 27 dhjetorit, Ministria për Punë të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës tha se “grupet kriminale serbe” bllokuan kufirin në Merdare dhe ftoi të gjithë qytetarët e Kosovës dhe ata të diasporës që të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për të arritur në Kosovë.

Rruga Prishtinë-Nish, që kalon përmes Merdares, përdoret për qarkullim nga diaspora e Kosovës, por edhe nga serbët që jetojnë në jug të Lumit Ibër.

Për shkak të barrikadave të vendosura nga serbët lokalë, autoritetet në Kosovë, që nga 10 dhjetori janë mbyllur përkohësisht edhe dy pika të tjera kufitare me Serbinë, atë në Jarinjë dhe Bërnjak.

Grupe të serbëve lokalë kanë vendosur barrikada në rrugët që çojnë drejt Jarinjës dhe Bërnjakut në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici serb të Kosovës.

Dejan Pantiq, sipas autoriteteve, dyshohet për organizimin e sulmit të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Që prej kur janë vendosur barrikadat 19 ditë më parë, në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, janë regjistruar disa incidente me armë zjarri, granata dore dhe shok bomba.

Cak i sulmeve kanë qenë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), patrulla të KFOR-it dhe gazetarët.

Qeveria e Kosovës tha të hënën se është në komunikim të vazhdueshëm me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe po pret që ata të veprojnë, duke theksuar që Policia e Kosovës ka të gjitha kapacitetet për të hequr barrikadat.

Ndryshe, përveç pikkalimeve kufitare të Merdares, Jarinjës dhe Bërnjakut – që aktualisht janë të mbyllura – Kosova dhe Serbia kanë edhe tri pika të tjera kufitare: Mutivodë, Dheu i Bardhë dhe Muçibabë.

Pritja për hyrje dhe dalje në këto pika kufitare, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, është nga 3 deri në 15 minuta./REL

Të këshilluara

Shkrumbohet nga zjarri lokali në Tiranë

Një bar kafe është përfshirë nga zjarri rreth mesnatës në zonën e Brrylit, në kryeqytet. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar për të shuar flakët, por ndërhyrja nuk k...

07:51

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme territori shqiptar mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë gjatë paradites dominim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë ...

07:20

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI