Flash

Serbët vendosin barrikada, mbyllet pika kufitare në Merdare

Lapsi.al 28 December 2022
Serbët vendosin barrikada, mbyllet pika kufitare në Merdare

Pika kufitare Meradare është mbyllur për shkak të vendosjes së barrikadave në Serbi rreth dy kilometra nga ky kufi. Kështu njoftoi Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë.

Merdarja – një prej pikëkalimeve kufitare me Serbinë – përdoret në masë të madhe nga diaspora kosovare për hyrje-dalje nga Kosova.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) tha se “grupet kriminale serbe kanë bllokuar pikën kufitare në Merdare”.

’’Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

MPJD udhëzon qytetarët që tashmë kanë hyrë në Serbi, që t’i përdorin pikat kufitare në Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të marrin rrugë përmes Maqedonisë së Veriut -pikëkalimi kufitar i Preshevës – përmes Shkupit.

Më 27 dhjetor, në veri të Kosovës janë vendosur dy barrikada të reja. Njëra nga to gjendet në afërsi të Lagjes së Boshnjakëve – vendbanim multietnik. Aty jetojnë shqiptarë, serbë dhe boshnjakë. Rruga ku është vendosur barrikada është një prej rrugëve që lidh Mitrovicën e Veriut me atë të Jugut.

Barrikada në këtë lagje është e para e vendosur brenda ndonjë qyteti në veri. Kjo që kur disa serbë lokalë nisën bllokimin e rrugëve më 10 dhjetor. Barrikadat e tjera janë të vendosura kryesisht në rrugë magjistrale që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Të këshilluara

Shkrumbohet nga zjarri lokali në Tiranë

Një bar kafe është përfshirë nga zjarri rreth mesnatës në zonën e Brrylit, në kryeqytet. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar për të shuar flakët, por ndërhyrja nuk k...

07:51

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme territori shqiptar mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë gjatë paradites dominim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë ...

07:20

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI