Flash

Andi Bushati: Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Rusia: Ushtarët që shkojnë në luftë mund të ngrijnë spermën falas

Lapsi.al 28 December 2022
Rusia: Ushtarët që shkojnë në luftë mund të

Ushtarët rusë të thirrur për të luftuar në Ukrainë do të kenë mundësinë të ruajnë falas spermën e ngrirë në një kriobankë. Kreu i Unionit të Avokatëve Rusë, Igor Trunov i tha agjencisë shtetërore të lajmeve Tass se ministria e shëndetësisë i ishte përgjigjur apelit të tij për një kriobankë falas.

Rusia mobilizoi 300 mijë rezervistë për shkak të problemeve me operacionin në Ukrainë. Pas kësaj burrat filluan t'u drejtoheshin klinikave për të ngrirë spermën e tyre. Ata deklaronin se nëse vdisnin në luftë ose humbnin aftësinë për riprodhim në këtë mënyrë do të kishin mundësi të linin një pasardhës.

Një klinikë në Moskë e kontaktuar nga BBC tha se dyshonte se mund të përfitohej ndonjë lehtësi për ruajtjen e biomaterialeve. Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka komentuar mbi këtë çështje.

Edhe në qytetin e dytë më të madh të Rusisë, Shën Petersburg, u raportua një rritje e numrit të burrave që iu drejtuan klinikave të fertilitetit për të ngrirë spermën e tyre. Ata firmosën dokumente që u jepnin të drejtën grave të tyre ta përdorin atë.

Burrat dhe gratë ruse i përdornin rrallë klinika të tilla, por "vetëm në rast se" diçka nuk shkonte. Ata kurrë nuk e kishin menduar më parë të ngrinin biomaterialin e tyre. ©LAPSI.AL

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI