Flash

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Lapsi.al 28 December 2022
Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme territori shqiptar mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë gjatë paradites dominim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë vendin tonë. Por pjesa e dytë e ditës do të sjelli kalime të pakta të vranësirave në zonat veriore dhe qendrore. Sipas MeteoAlb, në zonat jugore do të ketë kalime më të pakta vranësirash.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 18°C.

Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

Kosova

Një qendër e presionit të lartë atmosferik e vendosur prej disa ditësh në rajoni e Ballkanit do të sjellin në Kosovë në gjatë orëve të para të ditës dominim të kthjellimeve. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të shfaqin vranësirat e lehta dhe kalimtare në të gjithë territorin.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës do të sjelli në MV mbizotërim të motit të kthjellët në pothuajse të gjithë territorin, ku në zonat lindore priten kalime të pakta vranësirash. Në vijim vranësirat e lehta do të përfshijnë të gjithë vendin, por  nuk do të gjenerojnë reshje.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI